Një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur - TopicsExpress



          

Një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:00 në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot. Nga përplasja e dy mjeteve në afërisi të Thumanës është bllokuar edhe qarkullimi i mjeteve në të dyja kahet e rrugës. Nga vendngjarja raportohet se në autostradën Fushë-Krujë Milot janë krijuar radhë kilometrike deri në 7 km. Edhe pse policia ndodhet në vendngjarje, ende nuk ka arritur të zhbllokojë situatën. Ndërsa në lidhje me të plagosurit, raportohet se ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmë, por ende nuk dihet gjendja e tyre.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 17:21:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015