Një artikull tjeter për Parkinsonin . Parkinsoni, sëmundje jo - TopicsExpress



          

Një artikull tjeter për Parkinsonin . Parkinsoni, sëmundje jo vetëm e moshës së tretë Parkinsoni, një prej sëmundjeve më të përhapura neurologjike në botë, u vendos në qendër të vëmendjes së emisionit të Pasdites në “Top Channel”, ku në studio ishte i ftuar neurologu Agron Islamaj. Një sëmundje që nuk bën dallim midis njerëzve të famshëm e të zakonshëm, parkinsoni shfaqet çdo vit në 50 mijë persona, ndërsa më shumë se një milionë të tjerë duhet të jetojnë me këtë vuajtje çdo ditë. “Dietat e këqija, goditjet në kokë, hemoragjitë dhe preparatet mjekësore, si aloperidoli, mund të jenë të gjitha arsye të shfaqjes së sëmundjes në një moshë të re. Megjithatë, është e qartë që shumica e këtyre rasteve regjistrohen në moshën e ashtuquajtur të tretë, për shkaqe vetëm fiziologike. Nëse në moshën e re kemi 400 mijë qeliza në bërthamën e trurit, në moshën 60-vjeçare numri është reduktuar në 25 mijë. Parkinsoni është një reduktim i mëtejshëm i lëndës së quajtur dopaminë”, shpjegon Islamaj. Duke renditur arsyet që çojnë në krijimin e parkinsonit, neurologu shton: “Traumat në kokë, infeksione të sistemit nervor, madje edhe ndonjë grip që na duket i padëmshëm mund të favorizojnë kushtet që çojnë në krijimin e sëmundjes. Kjo është një sëmundje që shfaqet dy herë më shumë tek meshkujt. Alkooli, duhani dhe punët më të rënda fizike që karakterizojnë seksin mashkull janë arsyet kryesore për këtë ndryshim”. Një sëmundje që shoqërohet me depresion dhe halucionacione, turbullime nervore dhe fizike, ajo është e pakurueshme, por mund të stabilizohet dhe të vendoset në kontroll. “Parkinsoni është një sëmundje që ka tre faza. E zbuluar në fazën e parë, ajo mund të kontrollohet lehtësisht nëpërmjet ilaçeve. I sëmuri mund të stabilizohet dhe madje edhe të përmirësohet, ndryshe nga sa u shpreh edhe Zonja në sekuencë”, tregoi mjeku, duke iu referuar Zonjës Sadete Shkodra, e cila dëshmoi vuajtjen e saj në një prej klipeve të emisionit. “Edhe në fazën e mesme është një sëmundje që mund të trajtohet, ndërsa në atë të rëndën është shumë më e vështirë pastaj Parkinsoni nga Psikologjia.net Trajtimi gjenetik i sëmundjes së parkinsonit ka kohë që ka zgjuar shpresat e shumë pacientëve dhe mjekëve. Por sa i efektshëm është ky trajtim dhe a ekzistojnë mënmyra të tjera trajtimi? Një nga personalitet e njohura, të prekura nga parkinsoni ka qënë edhe Papa Gjon Pali i Dytë. Vitet e fundit sëmundja e parkinsonit e kishte dobësuar dukshëm Papën, i cili gjithashtu vuante edhe nga sëmundje të tjera, përfshi pasojat e atentatit të disa dekadave më parë. Papa Gjon Pali ishte shumë aktiv dhe një nga papët që ka udhëtuar më shumë. Por gjatë viteve të fudnit të jetës së tij, sëmundja e parkinsonit e bëri atë shëndetlig. Parkinsoni shkaktohet nga humbja e qelizave të trurit që prodhojnë një kimikat që quhet dopaminë. Pa dopaminë të mjaftueshme, pjesë të trurit bëhen tejmase aktive dhe i sëmuri humbet kontrollin dhe dhe muskujt humbasin elesticitetin. Trajtimi më i efektshëm i parkinsonit është një ilaç i dalë në skenë 30 vjet më parë. Doktor Mark West i universitetit Rutxhers thotë se ky ilaç është L-Dopa, të cilin truri e shndrron në dopaminë, duke bërë që një pjesë e domaninës së humbur të zëvëndësohet. Por mjekët thonë se L-Dopa është vetëm një lehtësuese e simptomave dhe për disa pacientë efektet e saj janë të përkohëshme. Ndërsa një trajtim kirugjik i quajtur Stimulimi i Thellë i Trurit mund të trajtojë simptomat tek shumë pacientë. Sinjale të vogla dërgohen nga një stimulues nëpërmjet elektrodave të lidhura me trurin. Ky lloj trajtimi kirurgjik ul veprimtarinë e trurit në nivelin normal, por ka edhe disa të meta. Doktor Majkëll Kaplit i universitetit Kornell thotë se sa herë që një objekt i huaj, në këtë rast elektrodat, vendoset në trup, ekziston rreziku i infeksionit, gjithashtu një herë në disa vjet nevojitet ndrimi i baterive, si dhe aparati mund të prishet ose të ketë defekt. Kohët e fundit, 55 vjeçari Nathan Klein i prekur nga Parkinsoni u bë pacienti i parë që iu nënshtrua terapise gjenetike. Kirurgët injektuan miliarda viruse të një gjeni që ndihmon prodhimin e një substance kimike që ndihmon në normalizimin e veprimtarisë së trurit. Doktor Kaplit thotë se duke injektuar gjenin, qelizat mund të fillojë prodhimin e substancës së nevojëshme. Shkencëtarët shpresojnë se terapia gjenetike do të ofrojë një trajtim më të mirë për personat e prekur nga parkinsoni, duke hapur rrugën për shërimin e tyre të plotë.
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 22:06:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015