Një avion mjekësor në Rinas për Berishën? Një lajm i - TopicsExpress



          

Një avion mjekësor në Rinas për Berishën? Një lajm i pakonfirmuar sapo është përhapur nga aeroporti i Rinasit ku flitet se ka zbritur një avion special mjekësor për personazhe VIP. Sipas disa burimeve ende të pakonfirmuara flitet se avioni mjekësor është duke qëndruar në stand by në një hangar pranë pistës së Rinasit, në pritje të një ngritjeje të mundshme. Burimet zyrtare nuk mund të kontaktohen për shkak të orës së vonët, por ndërkohë ky lajm nuk mohohet nga personeli prezent. Lajmi vazhdon duke thënë se ky avion ka ardhur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore për një personazh të rëndësishëm të politikës shqiptare. Sipas po të njëjtave burime të pakonfirmuara flitet se personazhi në fjalë është vetë kreu i qeverisë aktuale, e cila duket se është duke u përballur me një humbje të thellë në zgjedhjet e ditës së djeshme. Mendohet se si pasojë e fshehtësisë dhe orës së vonët, e gjithashtu duke marrë parasysh kostot e një operacioni të tillë, bëhet fjalë pikërisht për Sali Berishën. Megjithëse është tepër herët për ta konfirmuar këtë lajm, vlen të kujtohet se Z. Berisha vuan nga kriza të herëpashershme të rënies së imunitetit, të paktën sipas disa burimeve pranë tij. Po këto kriza, që e kapin në momente të forta stresi, janë dokumentuar madje dhe publikisht gjatë një mbledhjeje të Partisë Demokratike pranë Pallatit të Kongreseve e në disa raste të tjera. Gjatë këtyre incidenteve nuk është raportuar ndonjëherë për ndonjë problem më të rëndë shëndetësor. Në ditët e fundit është raportuar vazhdimisht se Z. Berisha ka qenë tepër i lodhur si pasojë e moshës, vapës dhe angazhimeve të fushatës, gjatë së cilës ka humbur ndjeshëm në peshë. Edhe gjatë daljes së tij të fundit për mediat Z. Berisha ka treguar shenja të dehidratimit të thellë dhe lodhjes fizike. Pas daljes së fundit rreth orës 18:30, Z. Berisha nuk është shfaqur më për mediat dhe konferencat e shtypit i ka dhënë Majlinda Bregu. Ndërkohë lajmi i fitores së opozitës shqiptare është pasqyruar nga shumë media të huaja si El Mundo, ANSA, Quotidiano, Corriere della Sera, the Guardian dhe Financial Times. burimi : 365.al/avioni-mjekesor-berisha
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 00:42:56 +0000

Trending Topics



v>

Recently Viewed Topics




© 2015