Një ditë një vajzë e re, i bëri këtë pyetje Rusoit: - Si - TopicsExpress



          

Një ditë një vajzë e re, i bëri këtë pyetje Rusoit: - Si mund ta bëj të lumtur një burrë? Autori i "Kontratës shoqërore" nuk foli, mori një fletë të bardhë dhe shkroi: "Bukuria= 0; aftësia për amvisë = 0; edukata, kultura, pasuria = 0; zemërmirësia = 1". Zonjusha e lexoi dhe u habit. - Po, a flisni seriozisht, ju lutem? - thirri ajo. - Në të vërtetë, - u përgjigj filozofi, - kur një femër nuk ka tjetër veç zemrës së mirë ajo vlen një pikë. Kur është dhe e hijshme dhe e pasur, vlen plus një zero, që është baraz me dhjetë dhe në qoftë se ka edhe të dhëna të tjera, vlera e saj shkon në njëqind dhe njëmijë. Por pa cilësitë e shpirtit të gjitha të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi.
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 17:40:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015