Një incident me kontekst fetar ka ndodhur në Burrel. Një - TopicsExpress



          

Një incident me kontekst fetar ka ndodhur në Burrel. Një infermiere e besimit islam nuk është pranuar nga mjekja e spitalit të këtij qyteti për të ushtruar detyrën, për shkak se është e mbuluar me shami. Konflikti ka nisur që të hënën, ndërsa dje ka degjeneruar deri në dhunë fizike ndaj drejtorit të spitalit, Behar Sina, i cili i ka dalë në mbrojtje infermieres së sapoemëruar, Irma Haka. Mësohet se më 3 qershor, kreu i spitalit ka vendosur që 32-vjeçarja Haka të punojë si infermiere pranë mjekes endokrinologe Fatmira Gjoka. Ndërkohë, kjo e fundit nuk e ka pranuar në zyrë besimtaren myslimane, duke i kujtuar asaj se institucioni është laik dhe se nuk pranohen femrat e mbuluara me shami, shkruan "Balkanweb". E indinjuar, Irma Haka ka vënë në dijeni drejtorin e spitalit për situatën e krijuar. Përplasja mjeke-infermiere ka marrë përmasa të tjera, pasi Fatmira Gjoka ka refuzuar haptas Sinën. Dje mjekja në fjalë ka sharë me fjalë fyese drejtorin e spitalit, ndërsa kushëriri i saj, Sabri Hysneli e ka goditur atë me grushte. Menjëherë pas incidentit të rëndë, Behar Sina ka bërë denoncim në Komisariatin e Burrelit. Blutë kanë shoqëruar mjeken Fatmira Gjoka dhe kushëririn e saj Hysneli, dhe i kanë marrë në pyetje rreth ngjarjes. Ndonëse i dhunuar keqas, drejtori i Spitalit të Burrelit i ka falur mjeken dhe të afërmin e saj. Incidenti mes palëve është mbyllur, ndërsa është vendosur që Irma Haka të vijojë punën si infermiere. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Haka deklaroi se ndihet shumë e fyer nga akti i mjekes. Ajo kërkoi që t’i jepet fund diskriminimit për shkak të bindjeve fetare.
Posted on: Fri, 07 Jun 2013 19:41:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015