Një krijesë misterioze me moshë 200 milionë vjeçare, kanë - TopicsExpress



          

Një krijesë misterioze me moshë 200 milionë vjeçare, kanë zbuluar shkencëtarët në Antarktidë. Ky organizëm i panjohur, me madhësinë se një fije floku, ngjan në formë me një pikë loti si dhe ka bisht. Shkencëtarët mundën ta diktojnë, pasi ishte izoluar në guaskën e një paraziti dhe u ruajt i pandryshuar në akull për miliona vjet. Kjo krijesë e çuditshme dhe e panjohur, llogaritet se jetoi gjatë periudhës Triasike, kur Toka ishte shumë e nxehtë dhe me pyje tropikale shumë të dendur, që kishin mbuluar zonën të cilën shkencëtarët e quajnë Bjeshkët Hyper- Antarktid ës. Shkencëtarët kërkojnë rrënjët e kësaj krijese misterioze në familjen e kafshëve fillestare të Vorticella dhe presin se deshifrimi i strukturës gjenetike do të zbulojë sekretet e rëndësishme në lidhje me evolucionin e specieve. Megjithatë, derisa të zbulohet identiteti i kësaj krijese, ajo vazhdon të mbetet një mister. Adm xhuli
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 06:13:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015