Një lugat që sillet vërdallë! Shpresuam se në Shqipëri u - TopicsExpress



          

Një lugat që sillet vërdallë! Shpresuam se në Shqipëri u arrit të organizohen zgjedhje parlamentare, të cilat nuk do të kontestohen sipas traditës fatale të dy dekadave të fundit. Por, një muaj pasi pësoi një humbje historike Sali Berisha me energjinë e tij shkatërrimtare ka shkruar në Facebook se “ne demokratët pushtetin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista, nuk do e pranojmë kurrë!” Sipas tij “rinumërimi i fletëve të votimit dëshmoi se karteli i drogës që erdhi në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista”. Një shikim prapa: pas zgjedhjeve të vitit 2005 Sali Berisha kishte thënë se kryeministri i atëhershëm Fatos Nano kishte një firmë helikopterësh për transportimin e drogës. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë se si Berisha kishte qenë i gatshëm ta bënte Nanon president. Berisha nuk shtronte pyetje se prej nga e siguroi pasurinë marramendëse Fatos Nano, ku i mori paratë ai për të blerë shtëpi në Vjenë, ku i mori paratë për t’i blerë pllakat Swarowski, me të cilën shtroi banjën në vilën e tij në kryeqytetin austriak? – Është e tmerrshme që Berisha ende po synon ta mbajë peng Shqipërinë me idetë e tij të çmendura. Kështu si e ka nisur ky do i lë socialistët në pushtet jo vetëm gjatë një mandati. Berisha refuzon ta kuptojë se koha e tij mbaroi. Zgjedhjet e fundit kanë treguar se elektorati në Shqipëri po emancipohet. Është gjithnjë e më vështirë t’i mashtrosh zgjedhësit shqiptarë, sidomos ata që në 20 vitet e fundit kanë jetuar jashtë vendit, kanë fituar pak para me djersën e tyre dhe tani, në kohën e krizës së madhe europiane, gjithnjë e më shumë e shohin të ardhmen në vendin e tyre të origjinës. Me politikanë si Berisha e Nano Shqipëria ka humbur shumë. Pa masë. Ka ardhur koha për cilësi në politikë. Shqiptarët tani duhet të jenë vigjilentë edhe ndaj pushtetit të Edi Ramës. Dhe në vitet në vijim të kërkojnë më shumë alternativa politike, në mënyrë që të mos mbesin pengje të socialistëve dhe demokratëve, sepse shumë prej tyre nuk janë as të majtë, as të djathtë, por vetëm zhvatës, disa të njohur botërisht, të tjerët të fshehtë. Gjasat që Shqipëria të lë pas periudhën e polarizimit shkatërrues politik po duken të vogla. Ende këtu është Berisha, i cili i egërsuar nga humbja do të përpiqet ta mbajë situatën politike në gjendje të jashtëzakonshme për të hequr vëmendjen nga të bëmat e tij si kryeministër. Javën e kaluar një gazetë gjermane shkroi se dhëndri i Berishës ishte përgjegjës për shkatërrimin e bregdetit në jug. Skandale e krime të tjera presin sqarim edhe juridik: Gërdeci (26 të vrarë), 21 janari (4 qytetarë të vrarë), favorizimi i oligarkëve serbë e boshnjakë, tentimi për t’ia falur një pjesë të konsiderueshme të detit Greqisë... E.R.
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 21:12:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015