Një natë pa rrymë (trajtesë) Shekulli 21. Marrë një natë - TopicsExpress



          

Një natë pa rrymë (trajtesë) Shekulli 21. Marrë një natë nga netët tona dhe e veshtroj. Më del e njohur. Më bëhet se e kam parë edhe para njëqind vjetësh. Ja këtu tek ne, të stolisur me dritat e qirinjëve dhe kaq. Dhe marrë këtë natë dhe e krahasoj me një natë të përtejgardhit ku qirinjtë qysh moti kanë dalë në pension ose punojnë vetëm për qejf. Nata e tyre me gjithfarë dritash. Nata jonë ashtu siq e ka falë zoti. Dhe mendja kërkon shkakun. Gërvish pak të sotmen,por nuk më duket se shkaku është këtu. Prandaj hyj pak më thellë. Madje shkoj deri tek lufta e Trojës për të gjetur shkakun e kësaj nate pa rrymë. Ndalem pak këtu dhe mendoj. Athua e humbëm ne luftën e Trojës, e që atëherë punët po na shkojnë mbrapsht?!. Por nuk jam I sigurt. Kam dyshimet e mia, kështuqë ngjitem përpjet. Kaloj shekuj,e aty këtu edhe ngjarje e vij tek Skenderbeu, e tek thënja e tij, si t’I bëjë bashkë princat. Fjalë që atëherë e sot do t’I thoshte Shqipëria po të kishte gojë. Dhe Gjergji luftoi, herë me princat e herë pa ta. Ishte strateg I luftës por vetëm kaq. I luftës. Megjithatë na zgjoi nga gjumi, na bëri të mburremi, se me të fituat shumë beteja, por që me vdekjen e tij sikur vdiq edhe dëshira për ta mbajtur kokën përpjet. Kush e ulë kokën zgjedhën e ka të gatshme, thotë populli. Edhe ne të gatshme e patëm. Dhe ramë përsëri në gjumë. Fjetëm ndonjë shekull. Ramë me Krishtin e u zgjuam me Muhametin. I bëmë konak edhe këtij,siq I kishim bërë atij tjetrit përpara. Jo për hir të këtyre, sa për hirë e me pahirë të tifozerisë së tyre, sepse gjërat që thoshin profetët ne I dinim më herët. Mbase.. Përpiqem të marrë një koment nga populli im në lidhje me këtë. Se ka shumë menquri populli im, edhe marrëzi ka shumë. Dhe më bëhet se më thotë, që kush e shpiku zotin shpiku diktaturën. Nënshtrimin, shfrytëzimin e atij tjetrit, madje me vetë dëshirën e të shfrytëzuarit, e mbi të gjitha për të mirën e tij. Më bëhet që më thotë, një tjetër zot, a një tjetër rrugë na duhet, por tashmë s’ka kush e shpik. Feja nuk të jep përgjigje por të ndalon të bësh pyetje, ka thënë një i menqur,e pikërisht kjo e kthyer mbrapsht do të ishte mirë. Sidoqoftë ne kemi hallin e rrymës e për këtë s’na ka faj zoti e as njerëzit që ecin në cilëndo rrugë të tij. Prandaj ec pak më tutje në historinë e politikës e vij tek Ali Pashë Tepelena. Njeri I zoti, s’ke ç’I thua. Të kishte dhe përkrahjen e duhur ndoshta historia do të shkruhej ndryshe, edhe ne nuk do të merreshim me rrymën por me diçka tjetër. Pa përgjigje. Vazhdoj të ec. Shohë lidhjen e Prizrenit. Askund asnjë shkollë shqipe. As këta s’e hapën. Megjithatë një gjysëm Shqipërie u bë. Të kishte më pak sehirgjinjë, mbase do t’bëhej e plotë. Dhe vijmë tek e sotmja, tek historia akoma e pastolisur. Tek Shqipëria e tkurrur. Tek Shqipëria e zhurmës, ku dy partitë janë grindur më shumë se të gjitha partitë e botës bashkë. Po përse vallë gjithë kjo zhurmë, ky pluhur?. Çka duan të zgjidhin ose më mirë thënë çka duan të fshehin, sepse të fshehurit pas zhurmës është I mundshëm. Sidoqoftë, të shohim pak Kosovën, se kjo natë pa rrymë gjendet këtu. Mbase edhe atje,por sidomos këtu. Kur jemi në Kosovë, s’kemi si të mos e përmendim luftën. UÇK-në. Heroike pa dyshim,por edhe me shumë të meta. Në një libër univerzitar pata lexuar një fjali që më mbeti në mendje. Sa më I madh rreziku nga jashtë, aq ,më të bashkuara bëhen grupimet nga brenda. Kur u bë lufta e Kosovës isha I bindur që ky ligj shoqëror patjetër do të gjente zbatim. Por kjo nuk ndodhi. Përçarja shqiptare s’e njeh këtë ligj. Është e pakrahasueshme. Dhe u çliruam disi. U dalldisëm, sa zgjuam nga gjumi krahinarizmat tashmë të fjetura. Ai është krenar që është drenicak, ky tjetri edhe më krenar që është llapjan. Por edhe më patriotë u bëmë. Mbase disa edhe menduan,që meqë tani shqiptarët do ta kenë pushtetin, më mirë na bie të bëhemi shqiptarë. Kjo është gjë e mirë. Mbase një ditë bëhen vërtet. Nga kjo luftë dolën edhe liderë të fortë, të pakontestueshëm brenda grupimeve të veta, dhe të pazëvendësueshmit kushdo qofshin kanë sjellje të njëjta, sigurisht jo të mira, sepse edhe grupi nuk e meriton një sjellje të mirë nga I pazëvendësueshmi. Dhe këta janë në skenë, përpos në LDK, e cila u demokratizua vetëm e vetëm pse vdiq I pazëvendësueshmi. Dhe kjo parti u bë më dobisjellëse, më shpresëdhënëse, sikundër edhe “Vetëvendosja” për ndërrimin e kahut të politikës. Me të tjerat, dyshoj se vazhdojmë kështu. Në terr, edhe kur kemi rrymë. Por LDK-ja,sikur është zënë në kurth nga rugovizmi. Shtyhen njerëzit kush është më rugovist se tjetri. Gjëra banale këto,por kështu funksionojmë ne. Megjithatë, çka ëshë rugovizmi. Këtë s’e di askush, e aq më pak unë. Desha të them diçka edhe për shqiptarët e tjerë, por po e lë. Ata I kanë punët edhe më keq, prandaj s’po I përmend se mos mërzitet dikush. Dhe jo pa shkas u sorollata për të gjetur shkakun e kësaj nate pa rrymë, të cilin edhe e di, siq e dini edhe ju. Por kush I rri punëve përball, I ka punët mirë. E ne, as atëherë as tash. Pastaj edhe gjërat duhet quajtur me emrin e vet, ka thënë dikush. Si për analogji po përmend lojën e shahut, ku edhe pse loja mund të zgjat pesëdhjet lëvizje, dikush e ka humbur lojën në lëvizjen e shtatë. Nëse e vëren këtë edhe mund ta përmirësoj, nëse jo, gabimi që nuk vërehet nuk ka se si përmirësohet. E unë mbase nuk do të merresha fare me këtë natë pa rrymë sikur kjo natë të ishte një nga ato të zakonshmet, pa rrymë. Por është 28 nëntor, dhe në këtë datë unë mendoj që duhet të kemi rrymë. Pandërprerë. Kjo është mëse e mundshme, prandaj nëse do të parafrazoja dikë, do të thosha, rrymën tonë të përditshme jepna sot. Që së paku femijëve tu themi, sot kemi festë dhe nuk ka reduktime të rrymës. Madje sot gjithçka është pa reduktime.Të kultivojmë pak dinjitet tek ta, se për neve dihet çfarë jemi. 28.11.2010 hm-ireshtansi
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 11:53:46 +0000

Trending Topics



"> FREE CHARLES SPURGEON MP3: The Agreement of Salvation By Grace
MTS & MIST TOP MODEL 2014 CONTESTANTS PHOTO SHOOT LOCATION: SAN
I think Ive just about got everything done. Numerous carloads of
valorebooks/ Valorebooks - 41
Various political forces combined in 2008, and again in 2012, to
XXXXX And why Im PROUD to be liberal!!!! 23 hrs · Like Robbie R
Fiio E3 Headphone Amp @@ Black Friday Rating: 3.7 out of 5

Recently Viewed Topics




© 2015