Një natë, para se të flija, u ktheva kah gruaja ime e shikoja - TopicsExpress



          

Një natë, para se të flija, u ktheva kah gruaja ime e shikoja duke fjetur dhe thash në vete - E gjora pasi ka jetuar me familjen e vet erdhi të flejë tek një burrë i huaj, për atë e la shtëpinë e prindërve, përkëdheljen e prindërve, rehatinë e familje. Ajo i shërben atij... Pastaj e pyesja veten: - Si munden disa burra t’i godasin gratë e tyre me mizori kurse ato i lanë familjet e tyre për burrin e tyre.! - Si munden disa burra të dalin me shoqërinë e tyre nëpër restorant edhe të hanë e të pinë e të mos ju interesoj gjendja e familjes në shtëpitë e tyre.! - Si munden disa burra ta kalojnë kohen jashtë shtëpisë më shumë se sa brenda shtëpisë.! - Si munden disa burra t’i bëjnë shtëpitë burg për gratë e tyre dhe mos të dalin kurrë me to për shëtitje e dëfrim.! - Si munden disa burra t’ju ngushtojnë zemrat e grave të tyre dhe t’ju mbushin sytë me lot.! - Si munden disa burra të udhëtojnë dhe t’i lënë gratë dhe fëmijët e tyre mbrapa e mos të interesohen më për ta.! - Si munden disa burra të ecin me gra të huaja duke i pas grat e tyre të pastra në shtëpitë e tyre të cilat i presin me padurim t’ju kthehet burri i tyre.! - Si munden disa burra të largohen nga përgjegjësia.! - Si munden disa burra t’i shikojnë grat e tyre duke punuar dhe duke i furnizuar ata, dhe ata në shtëpi të han dhe të pinë pa gajle! - Këta njerëz nuk kanë ndjenja e as ndërgjegjeje dhe nuk e meritojnë të quhen burra ose baba sepse ky epitet është i cmuar, kurse ata e fëlliqin me veprat e tyre. #Rama
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 13:29:37 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015