Një pjesë e "liderve" shqiptarë, si në Shqipëri, si në - TopicsExpress



          

Një pjesë e "liderve" shqiptarë, si në Shqipëri, si në Kosovë e gjetkë, kanë nevojë të ngutshme të qytetërohen. Ata janë shumë larg nivelit të përfaqësimit që meriton populli shqiptar. Ky popull është i varfër e është i rreckosur, por është drama e tij e rëndë që kërkon, ashtu si çdo tragjedi, një nivel të lartë të përfaqësimit. Mësimi numër një që duhet të nxjerrin "liderët" shqiptarë, është se nuk ka dhe nuk mund të ketë lavdi për askënd, në qoftë se populli yt është në mjerim e në robëri. "Liderët" shqiptarë duhet të rrijnë kryeulur përpara kësaj gjëme që ende nxin në sytë tanë. Të rrish kokulur nuk do të thotë të rrish pa dinjitet. Përkundrazi, pa dinjitet gjykohen ata, që në një ceremoni varrimi zgërdhihen.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 09:15:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015