Një pjesë e prindërve të Oktisit të besimit islam, fëmijët - TopicsExpress



          

Një pjesë e prindërve të Oktisit të besimit islam, fëmijët e të cilëve mësojn në gjuhën maqedonase në shkollën e fillore të fshatit, prej disa ditësh refuzojnë që fëmijët e tyre të kenë për mësues Risto Stojkoskin, për faktin se ai sipas tyre është një nga iniciatorët e tensionimit të situatës në këtë lokalitet që erdhi pas tentavës për të ndërtuar një kishë të re .Oktisarët për këtë qëndrim të tyre kanë informuar organet drejtuese të shkollës fillore, duke paralajmëruar se ky qëndrim i tyre është i panegocueshëm, sepse është në të drejtën e prindërve të përzgjedhin se me cilin mësues të mësojnë fëmijët e tyre .Halil Roci, drejtori i shkollës fillore të Oktisit konfirmon këtë problematik dhe thekson se po bënë përpjekje që situata dhe zhvillime jashta shkollës mos të reflektohen në procesin edukativo arsimor.”Jam në kontakte të vazhdueshme me prindërit që kjo situatë të tejkalohet në të mirë të një ambienti më të mirë për nxënësit në mënyrë që ata të mos humbin nga procesi edukativo-arsimor .Ne si institucion jemi të predispozuar që dukuri dhe zhvillime që ndodhin jasht godinës së shkollës nuk duhet të kenë ndikim në punën e institucionit tonë.Besojmë se kjo situatë do të tejkalohet shumë shpejt në koordinim me prindërit e fëmijëve ”përfundon Roci.Në shkollën fillore ”Edinstvo” në Oktis të Strugës mësohet në gjuhën maqedonase dhe prej disa vitesh ka filluar të mësohet edhe në gjuhën shqipe.Para disa javëve në këtë fshat erdhi deri te eskalimi i situatës në momentin që një grup besimtarësh ortodoks tentuan të hedhin gurthemelin për ndërtimin e një kishe në këtë vendbanim, gjë që u kundërshtua fort nga besimtarët musliman të fshatit me arsyetimin se kjo kishë ndërtohet në një lagje ku nuk ka asnjë banor të këtij besimi.U desh ndërhyrja e policisë dhe autoriteteve politike dhe fetare për qetësimin dhe tejkalimin e situatës së nderë që mbretëroi në Oktis më 25 gusht ku shumë pakë duheshte që të vi deri te konfrontimi ndërmjet dy palëve .Ndërkohë, prej atëherë janë zhvilluar një sërë takimesh ku protagonist kanë qënë si autoritetet vendore ashtu edhe ato fetare të komunitetit ortodoks dhe atij musliman , por deri tani nuk ka një qëndrim final për këtë kontest.Oktisi shtrihet 11 kilometra në perëndim të fushës së Strugës, në pjesën lindore të malit Jabllanicë është vendbanim i madh dhe numëron 1000 shtëpi përndryshe është vendlindja e Fiat Canoskit liderit të PAE-së. Në këtë vendbanim banojnë rreth 4000 banorë që i përkasin religjionit islam dhe shumë pakë atij ortodoks, për këtë arsye në fshat ka dy xhami dhe tre kisha.
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 12:21:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015