Një poezi ku dhe USAIN BOLT, sprintieri xhamajkan rekordmen bote - TopicsExpress



          

Një poezi ku dhe USAIN BOLT, sprintieri xhamajkan rekordmen bote në atletikë frymon, dhe merr kuptim për jetën : REQUIEM PËR NJË SHPRESË Kam një shpresë : Ku urrejtja thyet copë-copë në muret e zemrës, ku dashuria pushton e tëra trupin e qenies. Ku dhembja shtron rrugën e vështirë të ndryshimit, ku gëzimi rend vrullin e fuqishëm të besimit. Ku vdekja vdes si në pikturën e Salvador Dalisë, ku jeta jeton si në arabeskat e Klod Debusysë. Ku mundimi merr kuptim nga guri i rëndë i Sizifit, ku shpresa merr frymë, nga kështjella e tmerrshme e Ifit *. Kam një shpresë : Ku njëri-tjetrin do ta shohim me sytë e mendjes, ku njeri-tjetrin do ta dëgjojmë me veshët e zemrës. Ku njëri-tjetrin do ta ndjekim me hapin e shpejtë të Usainit **, ku njeri-tjetrin do ta prekim me duart e pastra të Adamit. Kam një shpresë ! ______________ * Kështjella e Ifit - kështjella-burg në Detin Mesdhe ku u burgos Edmond Dantes, personazh i romanit “Konti i Monte Kristos” i Aleksandër Dymas. **Usain Bolt - Sprintieri xhamajkan,më i shpejtë në Botë. Rekordmeni i 100 m, 200 m dhe 4x100 m.
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 10:37:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015