Një profesor, gjate orës së filozofisë, pa thënë asnjë - TopicsExpress



          

Një profesor, gjate orës së filozofisë, pa thënë asnjë fjalë, merr një vazo të madhe dhe të zbrazët, dhe fillon për ta mbushur ate me topa golfi. Më pas pyet studentët nëse vazoja ishte plot. Studentët ishin dakort dhe thonë se po. Atëherë profesori merr një kuti me topëtha qelqi dhe i hedh brenda vazos. Topëthat e qelqit mbushin hapësirat boshe në mes topave të golfit. Më pas profesori i pyet sërish studentët nëse vazoja ishte plot dhe ata përgjigjen se po. Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brenda vazos. Pa dyshim rëra mbush hapësirat boshe dhe profesori pyet nëse tani vazoja është plot. Këte herë studentët përgjigjen njëzërit PO. Profesori, me shpejtësi i hedh edhe një filxhan kafe vazos dhe padyshim që mbushen hapësirat e lëna bosh nga rëra. Studentët kësajë rradhe filluan të qeshin... Kur studentët mbaruan së qeshuri profesori thotë: Dua të kuptoni se kjo vazo përfaqëson jetën… Topat e golfit janë gjërat e rëndësishme si familja, fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria dhe gjërat që na pëlqejnë. Janë gjëra që, edhe sikur të humbisnim gjithcka dhe të na mbesin vetëm ato, jetët tona do të ishin ende plot. Topëthat e qelqit janë gjërat tjera që na interesojnë dhe të cilat e plotësojnë jetën tonë, si puna, shtëpia, makina, ...etj. Rëra është gjithcka tjetër: që e plotëson dhe e kënaq jetën tonë me gjëra të vogla por të dëshirueshme dhe lakmueshme për ne. Nëse para se gjithash do të vendosnim rërë në vazo, nuk do të kishte vend as për topat e golfit as të qelqit. E njejta gjë ndodhë me jetën. Nëse harxhojme gjithë kohën dhe energjitë tona për gjërat e vogla, nuk do të kemi më hapësirë për gjërat vërtetë të rëndësishme për ne. Ke kujdes me gjërat që janë thelbësore për jetën tënde: luaj me fëmijët tu, gjej kohë për të shkuar tek mjeku, dil për darkë me partnerin tënd, praktiko sportin tënd të preferuar. Do të ketë gjithmonë kohë (hapësirë në vazo) për të pastruar shtëpinë, për të prerë barin, për të rregulluar gjërat e vogla... Merru më parë me topat e golfit, me gjërat që vërtet janë me rëndësi për jeten tënde... Vendos prioritetet e tua: diferenca është vetëm rërë Një nga studentët pyet se çfarë nënkupton kafja. Profesori buzëqesh dhe thotë: “Jam i lumtur që më bën këte pyetje. Është vetëm për të treguar se nuk ka rëndësi se sa e zëne është jeta juaj. Në te gjithmonë ka vend për një kafe me miqtë e tu!"
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 23:08:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015