Një profesor, përballë klasës së filozofisë, pa - TopicsExpress



          

Një profesor, përballë klasës së filozofisë, pa thënë asnjë fjalë, merr një vazo të madhe boshe dhe transparente, dhe fillon ta mbushe me topa golfi. Më pas pyet studentët – A është vazoja e mbushur plot? Studentët përgjigjen Po. Atëhere profesori merr ca toptha qelqi dhe i hedh në vazo. Topthat e qelqit mbushin hapësirat boshe të mbetura ndërmjet topave të golfit. Më pas profesori i pyet sërish studentët nëse vazoja ishte plot dhe ata përgjigjen perseri, Po. Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brenda në vazo. Pa dyshim rëra i mbushi hapësirat boshe dhe profesori pyet: A është tash vazoja plot. Këtë herë studentët u përgjigjen njëzëri Poo. Profesori, me shpejtësi, i hedh një filxhan kafe vazos dhe padyshim që ka vend për të edhe pas mbushjes me rërë. Studentët filluan të qeshin nga ky demonstrim i profesorit … Kur të qeshurat mbaruan profesori thotë: “ Dua të kuptoni se kjo vazo simbolizon jetën…” Topat e Golfit janë gjërat e rëndësishme si familja, fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria, pra gjërat që na pëlqejnë. Janë gjëra që, edhe sikur të humbisnim gjithçka dhe të na mbesin vetëm ato, jeta jonë do të ishte ende plot. Topthat e qelqit janë gjërat e tjera që na interesojnë, si: Puna, shtëpia, vetura, etj. Rëra është diçka krejt tjetër: Gjërat e vogla. Paramendoni nëse ne së pari do të vendosnim rërë në vazo, atëherë, nuk do te kishte vend as për topat e golfit e as për ata të qelqit. E njëjta ndodh me jetën. Nëse harxhojmë gjithë kohën dhe energjinë tonë për gjërat e vogla, nuk do të ketë hapësirë për gjërat vërtet të rëndësishme. Kushtojuni kujdes gjërave që janë thelbësore për jetën tënde: Luaj me femijët e tu, gjej kohë për të vizituar mjekun, dil për darkë me partnerin tënd, praktiko sportin tënd të preferuar. Do të keni gjithmonë kohë për ta pastruar shtëpinë, për të prerë barin në oborr, për të vendosur gjërat në vendin e duhur. Vendos prioritetet e tua: Ndryshimi është vetëm rërë … Një nga studentët ngrit dorën dhe pyet se çfare simbolizon kafeja. Profesori buzëqesh dhe thote: “ Jam i lumtur që ma bëtë këtë pyetje. Është vetëm për të treguar se nuk ka rëndësi se sa e nxënë është jeta juaj, ka gjithmonë vend për një kafe me miqtë tuaj”.
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 10:07:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015