Një rrugicë me pëllumba... Është një rrugicë ku eci - TopicsExpress



          

Një rrugicë me pëllumba... Është një rrugicë ku eci rrethuar nga pëllumbat Në rrugicën e fshehtë një mesnatë humba Sepse në mesnatë flenë pëllumbat. Fjeta nën një strehë: po ku të prehesha?... Papritmas te pragu m’u shfaq pëllumbesha Portë e saj s’kish çelësa, s’kish mentesha Shtrat i saj: përrallë për princesha. Që pa zbardhur dola prapë te rruga... Papritmas nga çdo anë klithën plumbat Shpëtova...Kisha bodigardë pëllumbat. Dhjetë pëllumba përgjakur në rrugicë I përgjakur hyra në tavernë Paske fjetur mbrëmë me magjistricën... Më tha dikush tek pija verë. Dola jashtë... pëllumbat u bënë erë.
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 03:27:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015