Një strategji dalëse për misionin EULEX, sipas përfaqësuesve - TopicsExpress



          

Një strategji dalëse për misionin EULEX, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, do të duhej të ekzistonte në momentin kur ka ardhur misioni EULEX në Kosovë me ftesë të institucioneve të Kosovës. Në atë moment, sipas Shpend Kursanit nga KIPRED, Kosova është dashur të dijë se pse po vjen misioni evropian, sa do të rrijë e kur do të shkojë. “Të gjitha këto kanë munguar në substancë”, thotë Kursani duke e parë si të pazbatueshme strategjinë e qeverisë për përfundimin e mandatit të EULEX-it. “Përpos të metave që i ka, ky plan po vjen nga një qeveri me kredibilitet shumë të ulët për të rekomanduar një gjë të tillë. Një propozim i tillë duhet të dalë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, i konstituuar nga vota e lire e qytetarëve të Kosovës, dhe i pakapur nga krimi siç janë të kapura shumë karrige në Kuvendin e tanishëm”, thotë ai. Kalimi i kompetencave tek vendorët, siç është paraparë me planin qeveritar, sipas tij, është gjithashtu i pamundshëm, ngase institucionet që duhet të jenë të pavarura, nuk lejohen që të jenë të tilla në Kosovë. “Po të lihen institucionet e pavarura në Kosovë vërtetë të pavarura, pra pa presione dhe ndërhyrje, mendoj që Kosova është e gatshme. Por, jo me këtë lloj qeverisje ku në asnjë rast nuk ka dëshmuar që ka vullnetin ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thotë Kursani nga instituti KIPRED. Largimi i EULEX-it në mënyrën se si e ka paraparë qeveria, sipas tij, do të rrezikojë edhe situatën e sigurisë në vend ngase, sipas tij, natyra kriminale do të përbrendësohet në të gjitha institucionet e Kosovës dhe se rreziku nuk është vetëm për shtetin, por për secilin qytetar të ndershëm. #Kosova #shqip
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 07:02:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015