Një tjetër kryevepër e Alban Mehës në Bundesligën 2 - TopicsExpress



          

Një tjetër kryevepër e Alban Mehës në Bundesligën 2 gjermane. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka realizuar dje një gol nga një distancë prej 30 metrash. Ky mund të jetë ngushëllimi i vetëm i Paderbornit në humbjen e djeshme 3-2 në fushën e Sandhausen. Në minutën e 48-të, 27- vjeçari kuqezi ka ekzekutuar një goditje dënimi mjeshtërisht, duke mos i dhënë asnjë shans portierit, pasi e ka dërguar topin në trekëndëshin e majtë. Ky është goli i dytë në kampionat për mesfushorin, pas një mungese të gjatë në lojë për shkak të problemeve në gju. Paderborni renditet në vendin e 11-të me 19 pikë në 15 ndeshje. #bushi
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 14:22:18 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015