Një tjetër minator humbi jetën në mbrëmje në Bulqizë, teksa - TopicsExpress



          

Një tjetër minator humbi jetën në mbrëmje në Bulqizë, teksa punonte në një zonë të paligjshme të minierës. Burime policore thanë se minatori 30-vjeçar Shahin Peti, nga Fushë-Bulqiza, humbi jetën në zonën D të minierës, ku u gjet i mbuluar nga masive me krom. Autoritetet thanë se po hetojnë rreth shkaqeve të ngjarjes, që çoi në humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve të mitur. Ndërsa dje, në të njëjtën minierë, ndodhi një tjetër aksident, ku mbeti i plagosur një minator në zonën qendrore të minierës së Bulqizës, që administrohet nga kompania ACR. I plagosuri i djeshëm ishte 49-vjeçari Mustafa Kola, që po punonte në nivelin 15 të posit nr 1. Miniera e Bulqizës, prej shumë vitesh tashmë, është kthyer në një objekt lajmesh të përhershme mbi humbjet e jetës së minatorëve, për shkak të mungesës së kushteve të punës dhe të investimeve për modernizimin e saj.
Posted on: Sat, 03 Aug 2013 08:37:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015