Një tregim i vërtetë i cili ta kthen besimin e luhatur tek - TopicsExpress



          

Një tregim i vërtetë i cili ta kthen besimin e luhatur tek njerëzit. Kësaj radhe për solidaritetin e njerëzve. Kjo ka ndodhur në një qytet të vogël diku në botë ( jo në Kosovë). Lexojeni : " Një mengjes të bukur me diell, me një shok timin hym në një kafiteri për të pi kafen e mëngjesit. Në tavolinën fqinje afër nesh, ulen dy persona dhe porosisin : - Ju lutem na bjen 5 kafe, dy për neve dhe tri kafe me "kusht". E paguajtën porosinë, i pinë kafet dhe shkuan. I habitur me këtë e pyeta shokun tim : -Çka janë këto kafet me "kusht" ?! Ai vetëm i mblodhi supet në shenjë të mosdijes, kurse në atë moment hyri një person tjetër dhe i porositi 7 kafe : tri kafe per juristat në zyren përballë dhe katër kafe me "kusht". E pagoi edhe ky porosinë dhe u largua.Duke menduar se qka janë këto kafe me " kusht ", në atë moment hyri në kafiteri një njeri me rroba të leckosura- ishte lypës, dhe me një zë të butë iu drejtua kamarierit : - A keni kafe me "kusht" ? Tash e kuptova : njerzit paguajn kafe edhe per ata të cilët nuk kanë mundësi- për skamnorët të cilët edhe ata kanë nevojë për nga një kafe në mëngjes sikur krejt njerzit." Kjo traditë e kafeve me kusht paska filluar më heret në Napoli të Italisë, dhe është përhapur edhe në shum vende tjera të botës. Në këtë mënyrë në shum vende tjera të botës mund të porositni jo vetëm kafe por edhe ndonjë senduiq apo një racion të plotë të ushqimit dhe ia dedikoni skamnorëve.
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 10:26:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015