Një urti e moçme thotë: ai që di shumë dhe nuk e përdor atë - TopicsExpress



          

Një urti e moçme thotë: ai që di shumë dhe nuk e përdor atë dije, është sikur njeriu që ndez dritat dhe MBYLL sytë. Këto tregime janë drita të ndezura në rrugën e jetës sate, por ti, ki mendjen: mos i mbyll sytë. Secili plak i urtë di të gatuajë tregime të mira nga dija-përvojë. Dija është e shpërndarë në njerëz, si maza në qumësht: secila pikë e qumështit e ka një fije mazë. Jeta vetë bën gatime të mrekullueshme, prej të cilave ti mund të mësosh shumë, në çdo kohë dhe në çdo situatë, por ki mendjen, nipçe: një pjesë të bukës së gatuar mund të ta dhurojë çdokush, ama GOJËN tënde, nuk mund të ta ndërtojë askush. Mësimet e mira nuk merren vetëm prej njerëzve të mençur! Mos e harro kurrë këtë nënvizim. Jeta është Mësuese e vërtetë. Tërësia e mësimeve jetësore nuk përbëhet vetëm nga të mençurit, por edhe nga budallenjtë. Madje budallai mund të jetë mësuesi më praktik në jetë: ai të jep mësimin (qysh nuk duhet, apo?) dhe vetë e paguan çmimin. E sheh
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 23:21:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015