Njëherë Bale, pastaj Ronaldo Drejtuesit e Real Madridit janë - TopicsExpress



          

Njëherë Bale, pastaj Ronaldo Drejtuesit e Real Madridit janë shumë afër që t’i mbyllin me sukses bisedimet me Cristiano Ronaldon për rinovimin e kontratës, mirëpo fillimisht duan që të sigurojnë nënshkrimin e Gareth Bale. Portugezi, i cili deri më tash ka hezituar ta vazhdojë kontratën që i skadon në vitin 2015, duket se është pajtuar që t’i shtojë edhe tre vite të tjera në të (deri në vitin 2018) me ç’rast do të paguhej 17 milionë euro neto për sezon (një milion më shumë sesa paguhet Lionel Messi te Barcelona). Los Blancos duan që të kënaqin kërkesat e CR7 për të shmangur interesimin e klubeve, si Manchester United, Monaco e PSG. Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se rinovimi i 28-vjeçarit do të vijë pasi që Reali ta ketë transferuar uellsianin Bale nga Tottenhami për një shumë rekorde që pritet të jetë mbi 115 milionë euro ADM SHKELQIM SALLAHU
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 10:43:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015