NË GJURMË TË PARIMEVE TË SHTETIT TË PARË DEMOKRATIK - TopicsExpress



          

NË GJURMË TË PARIMEVE TË SHTETIT TË PARË DEMOKRATIK LAIK TË BOTËS ISLAME (28 Maj 1918) Republika Demokratike e Azerbaixhanit e dalë nga lufta dhe përpjekjet e gjithë popullit Turk të Azerbaixhanit për liri dhe pavarësi kombëtare u bazua në parimet e demokracisë popullore. Shteti i krijuar rishtazi do t’i shërbente interesave të vendit dhe kombit Turk të Azerbaixhanit për të qenë i pavarur dhe për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit ashtu si dhe vendet e zhvilluara Evropiane. Kryetari i shtetit Mehmet Emin Resulzade dhe anëtarët e qeverisë ishin të vendosur që shteti t’i përmbahej karakteristikave të zonës gjeo-ekonomike dhe politike të vendit, Euroazisë. Drejtuesit e shtetit kuptuan se zhvillimi dhe përparimi i vendit nuk mund të behej duke u mbështetur në parimet e zhvillimit ekonomik të Lindjes apo në ato të centralizmit ekonomik të pushtetit sovjetik të Rusisë komuniste. Në vizionin e tyre shteti i ri do të ndërtohej sipas parimeve origjinale të vendit në përputhje me karakterin dhe veçoritë individuale të kombit Turk të Azerbaixhanit. Presidenti i vendit Mehmet Emin Resulzade dhe qeveria e tij morën inciativa të mëdha në riorganizimin e shtetit në çdo sektor të jetës ekonomike sociale dhe politike të vendit. Transformime të rëndësishme duheshin bërë në të gjitha fushat: ekonomike, sociale dhe politike. Politika asimiluese dhe denigruese e qeverisë së Moskës ndaj popullit turk të Azerbaixhanit duhej zëvendësuar me reforma rrënjësore. Këtu vendin e parë e zinte arsimi dhe mësimin i gjuhës amtare, turqishtja e Azerbaixhanit (Azerbaixhane) dhe shkrimin e saj me alfabetin latin. Presidenti Mehmet Emin Resulzade hodhi bazat për zgjidhjen e kësaj çështje. Mbështetur në Kushtetutën e shtetit me miratimin e Presidentit dhe të gjithë anëtarëve të qeverisë u vendos që gjuha zyrtare e Republikës Demokratike të Azerbaixhanit të ishte Turqishtja. Marrja e këtij vendimi historik pati rëndësi të madhe politike për konsolidimin dhe forcimin e bazave të identitetit kombëtar të popullit turk të Azerbaixhanit. Ai i hapi rrugë krijimit të universiteteve kombëtare. Reforma të rëndësishme u morën në të gjithë sektorët e shtetit si në fushën e drejtësisë, në sektorin e administrimit public, në ekonomi në sektorin bujqësor, në sektorin financiar për t’i dhënë mundësi zhvillimi ekonomisë fshatare, në sektorin e transportit, dhe atë të ushtrisë. Përmendim aprovimin e kushtetutës së vendit, vendosjen e simboleve kombëtare përfaqësuese të shtetit si flamuri. Lidhur me këtë çështje vlen të përmendim vendimet që u morën nga qeveria në datat 24 Qershor dhe 9 Nëntor të vitit 1918 për të vendosur zgjedhjen e duhur të elementëve të flamurit. Ai do ta përfaqësonte atë dhe popullin turk të Azerbaixhanit në çdo aspekt dhe veprim të ndërrmarrë prej drejtuesve të tij. Në kuadër të plotësimit të kuadrit ligjor për organet e qeverisjes vendore u përgatitën ligjet për bashkitë dhe vilajetet, u nxorr vendimi për ligjin e tokës, u krijua Banka e Kredisë Fshatare (Köy Kredi Bankası), u ndërtua linja hekurudhore Altay-Culfa, nën udhëheqjen e presidentit Mehmet Resulzade u hodhën bazat për krijimin dhe organizimin e ushtrisë kombëtare. Inicativa të rëndësishme morën në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Përmendim pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë në Paris në Konferencën e Paqes të 20 Janarit 1920. Njohja e pavarësisë së Azerbaixhanit nga shtetet pjesëmarrëse aty pati rëndësi të madhe politike për kombin turk të Azerbaixhanit. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare hapa të rëndësishme u bënë në marrëdhëniet midis vendeve të rajonit. Vlen të përmendim firmosjen e marrëveshjes vëllazërore midis Azerbaixhanit dhe Iranit, marrëveshjen për mbrojten e shtetit me Gjeorgjinë. U krijuan marrëdhënie dipllomatike me vendet e rajonit dhe u hapën përfaqësitë dipllomatike në to. U hap krye konsullata në Turkistan, ambasada në Stamboll-Turqi dhe të tjera iniciativa të rëndësishme për vendin. Jetëgjatësia e shkurtër e Republikës Demokratike të Azerbaixhanit 28 Maj 1918-28 Prill 1920 nuk i dha mundësi udhëheqësve të popullit turk të Azerbaixhanit të çonin deri në fund proçesin e reformimit demokratik kombëtar të vendit. Hyrja e njësive të Ushtrisë së Kuqe bolshevike në datën 28 Prill të vitit 1920 në qytetin e Bakusë shënoi njëkohësisht dhe mbylljen e një periudhe të rëndësishme revolucionarizuese të strukturave të qeverisë së 28 Majit 1918 për shtetin demokratik të Azerbaixhanit në përgjithësi dhe popullin turk të Azerbaixhanit në veçanti. Viti 1991 shënoi një etapë tjetër po aq të rëndësishme për shtetin e Azerbaixhanit. Fitorja e pavarësisë në datën 18 Tetor të këtij viti i dha mundësi popullit turk të Azerbaixhanit dhe shtetit të ri të vazhdonin rrugën e nisur nga udhëheqësit e tij. Pas fitores së pavarësisë dhe dalja nga bashkësia Republika Socialiste të Bashkimit Sovjetik presidentët e vendit që erdhën më pas Ajaz Mutallibov, Ebylfez Elçibej, Hajdar Aliyev dhe presidenti aktual Ilham Alijev kanë punuar dhe punojnë për një qëllim; ruajtjen e pavarësisë dhe paprekshmërisë së territoreve të shtetit nga lakmitë e fqinjëve të cilët padrejtësisht kanë synuar dhe ndërhyrjen dhe marrjen e territoreve të tij. Përmendim vitin 1990 (20 Janar) kur ushtritë ruse hynë në qytetin e Bakusë dhe ushtruan genocidin ndaj popullit të Bakusë apo ato të Armenëve në vitet 1918; 1920; 25-26 Shkurtit të vitit 1992 në rajonin e Hoxhallësë (Hocali) të Karabagut Malor etj. Strategjitë dhe rrugët e ndjekura prej liderëve të popullit turk të Azerbaixhanit për zhvillimin e shtetit dhe ecjen përpara të popullit të tij i kanë shërbyer ruajtjes dhe mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe territorial të vendit. Por arritja e këtyre synimeve kërkon forcimin e pozitave politike dhe ekonomike të vendit. Sot pas 95 vitesh shteti i Azerbaixhanit paraqitet përpara nesh si një shtet i fuqishëm me një potencial njerëzor, ekonomik dhe politik i cili admirohet nga të gjitha shtetet e zhvilluara të cilat synojnë zhvillimin e demokracisë dhe përparimin e shoqërisë në përgjithësi dhe atë të Kaukazit Jugor në veçanti. Zhvillimi i vendit bëhet i mbështetur në parimin e zhvillimit kombëtar, demokratik dhe të pavarur të tij. Shteti në një interval të shkurtër kohor ka arritur suksese të rëndësishme megjithë mungesat dhe vështirësitë e krijuara prej fqinjëve të tij. Arritje janë shënuar në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë etj. Presidenti Ilham Aliyev me politikën e tij në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dipllomatike ka ndikuar dhe ndikon pozitivisht në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme politike siç është ai i Karabaut (Karabağut) Malor. Kjo është ajo që do të donte të shikonte presidenti Mehmet Emin Resulzade dhe qindra e mijëra vetë prej popullit Turk të Azerbaixhanit dhe jo vetëm ata por dhe vëllezërit e tyre që ndodhen jashtë kufirit politik të shtetit që dhanë jetën e tyre për një shtet të fortë, të aftë të mbrojë të drejtat e tij legjitime për pavarësinë territoriale, kombëtare, politike, ekonomike dhe sociale nga qëllimet lakmitare dhe keqëdashëse të shteteve fqinjë. Dr. Entela Muço Studiuese dhe Historiane
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 20:09:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015