NË KUJTIM TË HERONJVE QE LUFTUAN PËR LIRINË - TopicsExpress



          

NË KUJTIM TË HERONJVE QE LUFTUAN PËR LIRINË E POPULLIT TURK TË AZERBAIXHANIT “Liria”, ky koncept pa kufi kur bëhet fjalë për popullin Turk të Azerbaixhanit merr vlerën e shenjtë të një shpirti të lirë që ngrihet mbi gjithë pengesat dhe veshtirësitë për të sfiduar armiqtë e saj. Populli Turk i Azerbaixhanit gjithë jetën ka luftuar për të qenë i lirë. Historia e tij është një luftë e vazhdueshme për të fituar dhe ruajtur të pastër atë. Në shekuj fqinjët e tij janë përpjekur ta cënojnë dhe dëmtojnë dhe jo vetëm kaq; Ata kanë synuar të bëjnë të tyren vlerat e këtij vendi dhe populli. Bijtë dhe bijat e tij luftuan të ruanin të paprekur tokën e të parëve, identitetin kombëtar të të qenit Turk i Azerbaixhanit dhe jetën e tij. Shumë prej tyre dhanë jetën dhe punuan për të bërë realitet ëndërrat. Ndër personat që luftuan, drejtuan popullin Turk të Azerbaixhanit dhe lanë gjurmë të rëndësishme në historinë e shekullit të XX përmendim presidentët Mehmet Emin Resulzade dhe Hajdar Alijev. Të dy ata ndonëse në periudha me distancë relativisht të gjatë kohore drejtuan shtetin e Azerbaixhanit duke i siguruar atij në 28 Maj 1918 Pavarësinë dhe Republikën Demokratike të Azerbaixhanit dhe në 15 Qershor 1993 Çlirimin Kombëtar. Ky vit për shtetin dhe popullin Turk të Azerbaixhanit është një vit jubile pasi feston 95 vjetorin e Pavarësisë (28 Maj 1918) dhe shtetin Republika Demokratike e Azerbaixhanit dhe 20 vjetorin e Çlirimit Kombëtar (15 Qershor 1993) dhe 15 vjetorin e Forcave të Armatosura (26 Qershor 1998). Sot shteti i Azerbaixhanit paraqitet përpara nesh si një shtet i fuqishëm me një potencial njerëzor, ekonomik dhe politik i cili admirohet nga të gjitha shtetet e zhvilluara ose jo të cilat synojnë zhvillimin e demokracisë dhe përparimin e shoqërisë në përgjithësi dhe atë të Kaukazit Jugor në veçanti. Zhvillimi i vendit bëhet i mbështetur në parimin e zhvillimit kombëtar, demokratik dhe të pavarur të tij. Në një interval të shkurtër kohor shteti (dalja nga sistemi socialist sovjetik dhe bashkësia republika socialiste 18 Tetor 1991), ka arritur suksese të rëndësishme në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë etj. Presidenti Ilham Aliyev me politikën e tij në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dipllomatike ka ndikuar dhe ndikon pozitivisht në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme politike. Në këtë kuadër shoqata jonë ka marrë përsipër të bëjë të njohur te publiku shqiptar disa prej ngjarjeve kryesore të shtetit të Azerbaixhanit dhe jo vetëm por dhe atë ç’farë përfaqëson sot ai. Dr. Entela Muço Kryetare e Shoqatës Shkencore,Miqësore Kulturore Shqipëri-Azerbaixhan
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 19:14:19 +0000

Trending Topics



fire is out inside a garage at the Colonial Trailways
Please be safe tonight folks.....nothing better about New Years
You dont care about how I feel, I dont feel there anymore... I
Bulela ditswe has both POSITIVE and NEGATIVE consequences, but
This Saturday at Afterlife we have the most anticipated edition of
MDC leader Morgan Tsvangirai has pleaded with the European Union
For a chance to have your child to be featured in an issue of
1. Finish Wave 25.1 in once piece. 2. Explain to NBI why my name
Jaime à la folie un homme marié Je ne peux pas controler mes

Recently Viewed Topics




© 2015