NË PALERMO, NË KATEDRËN E GJUHËS SHQIPE Një vizitë në - TopicsExpress



          

NË PALERMO, NË KATEDRËN E GJUHËS SHQIPE Një vizitë në katedrën e gjuhës shqipe në Palermo, e cila drejtohet prej vitesh nga Prof. Mateo Mandala’ është edhe qëllimi i udhëtimit tonë të gjatë deri në skajin më jugor të Italisë, mu në zemër të Mesdheut. Prof. Mateo është nga arbëreshët e Piana degli Albanesi, është nga studiuesit më të njohur të gjuhës e letërsisë arbëreshe, pjersmarrës pothuahj në të gjitha konferencat shkencore, simpoziumet e veprimtaritë e tjera që organizohen për zhvillmet e gjuhës dhe letërsisë shqipe kudo në botë. Korpusi i veprave të tij shkencore e studimore i kalon të 30 vëllimet. Katedta e gjuhës shqipe në Palermo është qendra studimore e gjuhës së folur arbërisht dhe e shqipes. Veç kësaj, rreth 150 studentë shqiptarë, italianë dhe të huaj merren me mësimin dhe studimin e shqipes. Ne patëm rastin të takojmë shumë prej tyre që studimin e gjuhës shqipe e kanë pasur edhe temë të diplomimit të tyre. Me Prof. Mandalanë dhe Prof. Gëziminin e ardhur prej vitesh nga Shqipëria bisedojmë gjërësisht për mundësinë e projejkteve të përbashkëta, botimeve të ndërsjellta, trajnimin e mësimdhënësve të shqipes dhe futjen e gjuhës shqipe gjerësisht në shkollat e zonave ku flitet shqipja; por edhe një kujdes e interesim më të madh të vendit amë për gjuhën e kulturës shqiptare edhe në këto treva, zgjerimin e mardhënieve shkencore e akademike, të cilat janë zbehur shumë vitet e fundit etj. Gjithësesi, punë me vlera të jashtëzakonshme bën katedra e gjuhës shqipe në Universitetin e Palermos për studimin e përhapjen e gjuhës shqipe, për bashkimin e faktorit shqiptar, por edhe si një urë bashkëpunimi midis kulturës shqiptare dhe asaj italiane. Dhe në fund të udhëtimit tonë, padyshim një vizitë në qytetin e Palermos, mbi një milion banorë, i famshëm për ndërthurjen e kulturave perendimore e orientale, edhe për shkak të pozicionit gjeografik në qendër të detit Mesdhe’ dhe të luftrave pambarim në të gjitha kohët për dominimin e ishullit të Sicilisë. Qendra historike, pallati i mbretit, ndërtesat e administratës lokale, porti turistik, katedralja dhe kishat e panumërta, ku nuk mungon edhe një kishë që i zhvillon rritet në arbërisht dhe ku është prehja e të gjitha arbëreshve që jetojnë e punojnë në Palermo.
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 18:13:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015