NË QYTETIN TONË -pjesa e dytë- Piktorët,nën brushat e - TopicsExpress



          

NË QYTETIN TONË -pjesa e dytë- Piktorët,nën brushat e tyre, i fusin pak rreze të para me ngjyra mahnitëse dhe i vënë kohës së gjymtë që këlthet pa folur kurrë. Piktorët si dielli takohen, anashkalohen dhe dyluftojnë tmerrësisht, me anët e gjymta,duke thënë shumë: janë të pagojë. Kompozitorët drithërimat e jetës i vënë në notat e muzikës, duke i endur nëpër fijet e rrezeve. Poeti e bekon trupin që duket i gjymtë,me shpirtin e tij, dhe bënë shenjtërimin,duke ia dhënë gjakun,zemrën, gjuhën,bashkë me sytë dhe veshët që i kanë të njëjtë, dhe grushtin në ngjitjen për në vallen e yjeve njëherësh. Ndërsa rrugët zhurmojnë me njerëz të shumtë, nëpër pijetore komentojnë gjëra pa rëndësi dhe rikujtojnë rivalët politikë ose përsëritjen e grindjeve të egra dhe tregtinë e moralit pa principe të vetëshqyer e të vënë nën thundrën e parasë, nën kaplimin e sëmundjes së rëndë të kollës së keqe me ethe. Ndërsa gruan dhe bukurinë e saj pak e kujtojnë, në ndjesitë e tyre ka zënë vend fitimi dhe shqetësimi i çmimeve që për çdo natë ndryshojnë. botuar.2001.Tiranë
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 04:22:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015