NË VACCARIZZO (Vakarico) TË KALABRISË, KU GJYSMA E FSHATIT - TopicsExpress



          

NË VACCARIZZO (Vakarico) TË KALABRISË, KU GJYSMA E FSHATIT KANË TË NJËJTIN MBIEMËR ME MUA Pas vizitës në Katedrën e Gjuhës Shqipe të Universitetit të Kozencës u drejtuam për një vizitë dyditore në 20 fshatrat arbëreshe të Kalabrisë 30 – 40 km në veri të Kozencës. Kam qenë edhe herë të tjera këtu, por këtë radhë qendra e vizitës tonë është Vakarico (Vaccarizzo), ku jemi ftuar nga kryetari i komunës (sindaco), z. Aldo Marino. Arrijmë në mbrëmjë, por kemi kohë të bëjmë një takim në zyrat e komunës, të vizitojmë qendrën historike, muzeun e veshjeve tradicionale kombëtare arbëreshe, kishën e vjetër të fshatit, amfiteatrin me rreth 300 vende për shfaqje, koncerte e takime, kroin e vjetër të fshatit. Dhe, pa dyshim, mbrëmja na mblodhi të qendra e vjetër e fshatit, në kafenetë e të cilës mblidhej mbrëmjeve pothuaj i gjithë fshati. Nuk kam ardhur rastësisht në këtë fshat. Kryetari Aldo Marino gjatë një takimi në Ulqin dhe më pas në një tjetër në Tiranë më pati thënë se në fshatin e tij gjysma e familjeve mbajnë mbiemrin Toçi. Madje edhe ai është nip në Toçët e Vakaricos, pasi nëna e tij vinte nga ai fis. Mbiemër tjeter shumë i përhapur ishte Skuraj, që sot, mesa di unë ka në Mat e Dibër, që nga koha e Skënderbeut. Më ka tunduar shumë kjo gjë në kërkim të rrënjëve. Ne Shqipëri Toçi ka në Kuç të Vlorës, në Urxallë të Matit, por edhe në Martanesh, Dibër, Durrës. Kam takuar në Shkup të Maqedonisë, ndërsa në fshatrat arbëreshe të Kalabrisë ka pothuaj në të gjitha fshatrat. Madje edhe kryetari i komunës së Shën Mërtirit (San Martino di Finita) në Kalabri e ka emrin Armando Toçi. Me Armandon fola gjatë në telefon kur isha në Vakarico, në pamundësi për tu takuar këtë radhë. Edhe njëri prej asesorëve të komunës (drejtuesve kryesorë) ishte po nga fisi “ynë”. Quhej Anxhelo Toçi dhe jam edhe në foton bashkëngjitur me atë. Më foli gjatë e vazhdimisht për historinë e Toçëve dhe figurat e njohura që kishte nxjerrë në breza kjo familje, që nga viti 1488, kur kishin ardhur nga Moreja (Peloponezi). Madje, (dhe ky është fakt i njohur edhe nga historia e Greqisë) familja e Toçëve ka administruar më shumë sukses për mbi 100 vjet, të emëruar nga venedikasit, ishujt veriperendimorë të Greqisë të quajtur Eptanisi (7 ishujt), në të cilët hyjnë Korfuzi, Paksos, Antipaksos, Lefkadha, Qefalonia, Itaka, Zakinthos. Dhe ky dominim i familjes së Toçëve mbi këta ishuj vazhdoi deri në pushtimin përfundimtar të tyre nga perandoria turke. Ka shumë figura në historinë e zonës dhe të Italisë me mbiemrin Toçi. Madje ish N/kryetari i Bashkisë së Romës, Valter Toçi, sot është deputet në Kuvendin e Italisë, dihet nga të gjitha që është nga Kalabria. Në internet kam gjetur një Site me mbi 2000 anëtarë që e kishin të gjithë mbiemrin Toçi. Jam bërë pjesë e grupit dhe të gjithë pranojnë se janë shqiptarë të lashtë, të ardhur në Itali pas vdekjes së Skënderbeut. Por, ndërsa ne nuk kemi asnjë dokument për preajardhjen tonë dhe nuk shkojmë më shumë se disa breza më parë, Toçët e Italisë kishin regjistrat e kishës së kur kishin ardhur në Itali para më shumë se 500 vjetësh. Kur ika më dhanë me vete një libër me disa vëllime nga 700 faqe seicili të gjenezës historike të Vakaricos që nga viti 976 e deri më sot. Shpresoj të gjej kohë dhe të merrem me lidhjet e mundëshme dhe për të hedhur dritë mbi origjinën e fshatrave tona që nuk shkojnë më larg se viti 1431, vit kur u hartuan për herë të parë regjistrat turke të popullsisë që do të shërbenin për mbledhjen e detyrimeve dhe taksave. Aldo Marino, i ri edhe nga mosha, ka mandatin e dytë të kryetarit të komunës dhe është nga kryetarët më aktivë të komunavev të arbëreshe; madje është edhe kryetar i Shoqatës së kryetarëve të komunave të fshatrave të arbëreshe. Bisedojmë gjatë më Aldon në zyrën e tij dhe, më pas në darkën që shtroi për shumë gjëra në lidhje më arbëreshët dhe Shqipërinë. Atat janë më të kthjëllët për historinë e tyre, por, thotë, në Romë, Vatikan dhe qendra të tjera arkivore fetare ka me qindra mijëra faqe dokumente e akte të pahapura që do të sillnin një dritë të re në historinë e shqiptarëve. Ndoshta as 5 % e këtyre dokumenteve nuk janë hapur dhe për këtë duhet kohë dhe shpenzime jot ë vogla që mund ti bëjnë vetëm shtetet. Vakarico është një komunë e pasur, ngritur në disa kodra më ullinj e vreshta vetëm 10 km larg nga deti, pjesë e Gjirit të Tarantos. Vera dhe vaji i ullirit që prodhohen këtu janë më famë dhe kanë gjetur treg vende të ndryshme të Evropës e deri në Amerikë. Aldo thotë se duhet zgjeruar mardhëniet më Shqipërinë, atdheun e të parëve dhe të mos mbeten vetëm në shkëmbime ansamblesh folklorike. Vakarico është vetëm 180 km autostradë nga Brindizi, nga ku ka target çdo ditë për në Vlorë për vetëm 4 orë e gjysëm. Me shumë dëshirë do të kthehesha përsëri në fshatrat arbëreshe… dhe duhet të kthehemi që lidhjet ti bëjmë edhe më të forta.
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 18:26:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015