Në Greqinë e lashtë, Sokrati kishte një reputacion të madh - TopicsExpress



          

Në Greqinë e lashtë, Sokrati kishte një reputacion të madh për dituri. Një ditë dikush erdhi per te takur filozofin dhe i tha: - Ti e di c’dëgjova për shokun tend? - Një moment - Sokrati u përgjigj. - Para se të ma refesh, unë deshiroj te te bej një test, ajo e tre sitave. - Tre sitave? - Po , - vazhdoi Sokrati . - Para se të refeni dicka per nje tjetër, e mira është të filtrohet ajo që do te thonë. Unë e quaj atë provën e tre sitave. Sita e parë është e vërteta. A ke kontrolluar nëse ajo që ti thua është e vërtetë? - Jo .. Unë vetem e kam dëgjuar ... - Shumë mirë. Kështu që ti nuk e di nëse kjo është e vërteta. Vazhdojmë me shoshën e dytë , atë të mirësisë . Ate c’farë do të më thuash per mikun tim, eshte dicka e mirë? - Oh jo ! Perkundrazi... - Pra, - vazhdoi Sokrati , - do të më tregosh gjëra të këqija në lidhje me mikun tim dhe nuk je i sigurt se ato janë të vërteta . Ndoshta ti ende mund të kalosh testin, mbetet ajo e sitës se tretë, e dobishmerise. Eshte e dobishme qe unë te di c’do të kishte bërë ky mik? - Jo, me të vërtetë. - Pra, - përfundoi Sokrati - çfarë do të thuash nuk është as e vërtetë, as e mirë e as e dobishme, atehere pse kërkon të ma thuash? Nëse secili prej nesh mund të meditonte e të vinte në praktikë këtë provë të vogël ... ndoshta bota do të ishte më e mirë. Ju uroj nje dite plot DASHURI!
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 08:30:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015