Në Prishtinë nisi sot, në ambientet universitare, Seminari - TopicsExpress



          

Në Prishtinë nisi sot, në ambientet universitare, Seminari XXXII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ku po marrin pjesë albanologë, punonjës shkencorë dhe akademikë nga shumë vende të botës. "Ky seminar është padyshim emblemë jo vetëm e fakultetit dhe universitetit, por edhe e gjithë shqiptarisë. Përveç që ky seminar ka prodhuar njohuri për miqtë tanë nga bota për traditën, kulturën, etnosin, historinë shqiptare, ka krijuar edhe ambasadorët e Kosovës në botë për të vërtetën, për shqiptarët dhe realitetin e Kosovës”, tha në ceremoninë e hapjes ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Sedat Kuçi, tha se “seminari në dekada të tëra ka afirmuar vlerat tona gjuhësore, letrare e kulturore në mbarë botën, por edhe ka marrë nga të tjerët pjesëmarrës, studiues të gjuhës shqipe që vijnë nga shtetet më të zhvilluara të botës". Drejtori i Seminarit, Bardh Rugova, tha se “tema qendrore do të jetë në fushën e gjuhësisë "Kontributi i studiuesve të huaj për shqipen në pjesën e dytë të shekullit 20-të". Në fushën e letërsisë do të diskutojmë për letërsinë dhe identitetin. Ndërsa, në pjesën tjetër të seminarit do të vazhdohet me kurset e gjuhës në tre nivele, referime shkencore dhe ligjërata". Gjatë dy javëve të Seminarit do të ketë edhe aktivitete të tjera, përfshirë organizimin e vizitave nëpër disa qytete e rajone të Kosovës. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1974, që ishte viti i Kushtetutës që avanconte të drejtat e shqiptarëve e të Kosovës si element konstituiv me të drejtë vetoje, i federatës së atëhershme. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht. Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e një sesione, deri te ky që nisi sot. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Pas luftës në Kosovë, nga viti 2000, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare u rikthye për të zhvilluar veprimtarinë aty ku e filloi dhe ku u themelua, në Fakultetin Filozofik - tani Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 16:10:09 +0000

Trending Topics



dy" style="min-height:30px;">
Fran Lewis: Review-- “Senior Kiss” by Stanley Dyrector
Singapore Airlines’ regional wing SilkAir will soon begin
Madhurima is a smart and very attractive Telugu Actress. Her
THURSDAY- 11TH WEEK IN ORDINARY TIME -A I Reading Ecclesiasticus
WOW!! OK, look back 5 years...what has changed? When I did that
youtube/watch?v=zoMYU_nOGNg&feature=share Aj s textom

Recently Viewed Topics




© 2015