Në cvendë do dalin Je’xhuxh dhe Me’xhuxhët pyetje - TopicsExpress



          

Në cvendë do dalin Je’xhuxh dhe Me’xhuxhët pyetje pergjigjePyetje:A është e vërtetë se në Kinë ekzistojnë dy fise me emër Je’xhuxh dhe Me’xhuxh, e nëse janë ata, a janë ata të cilët i ka përmendur Pejgamberi salallahu alejhi ve selem, e nëse nuk janë ata, atëherë cilët janë? Përgjigje:Je’xhuxh dhe Me’xhuxh janë dy fise prej bijve të Ademit dhe janë prej vendeve të Lindjes së largët, do të dalin periudhën e fundit të kësaj bote (afër Kijametit) dhe sipas mundësive të shumta ata duhet të jenë prej popujve kinez dhe rreth tyre, sepse ata janë prej Lindjes së largët, ndërsa Dhulkarnejni ka ndërtuar një mur në mes tyre dhe njerëzve, siç ceket në suren Kehf, pra siç thamë ata janë dy fise prej bijve të Ademit, që do të paraqiten pas Dexhallit, pastaj Allahu i Lartësuar do të zbresë një sëmundje në qafët e tyre dhe do të vdesin, ndërsa kjo do të ndodh në kohën e Isës alejhi selam, sepse kur do të paraqitet Dexhalli, Allahu i Lartësuar do ta zbresë Isën alejhi selam dhe ai do ta mbysë Dexhallin, pastaj paraqiten Jexhuxhët dhe Mexhuxhët dhe i mbyt Allahu i Lartësuar dhe siç thashë, më së shumti mendoj sipas asaj që na tregon Kur’ani dhe ndodhitë e Dhulkarnejnit, se ata gjenden në anën Lindore të botës, anës së Kinës dhe rreth saj. Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!- Përktheu nga arabishtja: Mujdin Xh. Xhaferi
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 00:07:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015