Në datën 16 Nëntor, ora 19:00 Qendra PEN e Shqipërisë, - TopicsExpress



          

Në datën 16 Nëntor, ora 19:00 Qendra PEN e Shqipërisë, Qendër e PEN International në Tiranë, shpall çmimet PEN. Kjo ngjarje ndodh në kuadrin e Panairit Ndërkombëtar të Librit prej vitit 2010. Në vitin 2010, janë shpallur këta autorë PEN: Sadik Bejko, Visar Zhiti, Izet Shehu dhe Sebastiano Grasso Në vitin 2012, në kuadrin e 100 Vjetorit të Pavarsisë janë shpallur këta autorë: Ibrahim Kadriu, Resul Shabani, Rudolf Marku, Xhevat Lloshi, Ndue Gjika, dhe autorja e re Elida Loci, në titullin ‘New voices- free the word’ Në vitin 2013 shpallen: Shkrimtari, Kritiku dhe studjuesi, Poeti, si edhe një autor i ri i cili debuton për herë të parë me vepër të botuar sipari në këtë vit, së cilit i akordohet ‘ New voices- free the word” E vecanta e këtij viti është titulli i mirënjohjes që Qendra PEN e Shqipërisë ia akordon një autori të huaj dhe personaliteti në fushën e letrave dhe diplomacisë kulturore për promovimin e autorëve dhe kulturës shqiptare në botë. Ceremonia vjetore e çmimeve PEN zhvillohet në sallën e Minstrisë së Kulturës, me pjesëmarrjen e shkrimtarëve, përkthyesëve, botuesëve, përfaqësive diplomatike dhe mediave. Entela Kasi Presidente e Qendrës PEN të Shqipërisë Anëtare e bordit të promovimit të figurave në PEN Interantional, Londër.
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 22:02:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015