Në dy aksidente të ndryshme humbin jetën dy femra Një femër - TopicsExpress



          

Në dy aksidente të ndryshme humbin jetën dy femra Një femër ka humbur jetën si pasojë e goditjes me veturë. Ngjarja ka nodhur në fshatin Prilep të komunës së Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës,i dyshuari mashkull shqiptar ka shkaktuar aksident trafiku me veturën e tij Mercedes i cili ka goditur viktimën (këmbësoren) femër Shqiptare e cila është dërguar në drejtim të spitalit të Pejës dhe gjatë rrugës ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF nga Deçani. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. Po ashtu dje në fshatin Banjë të Istogut, ka humbur jetën një femër tjetër si pasojë e goditjes nga vetura. Policia e Kosovës lidhur me këtë rast njofton se i dyshuari mashkull Shqiptar ka shkaktuar aksident trafiku me veturë “Pasat”, i cili ka goditur këmbësoren femër shqiptare e cila ka mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i QKMF. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i krimeve të Rënda i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 00:50:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015