Në fakt, Thaçi kishte ardhur në qytetin të cilin e ka - TopicsExpress



          

Në fakt, Thaçi kishte ardhur në qytetin të cilin e ka shkatërruar me persona të përfshirë në korrupsion, e të cilët kanë probleme me ligjin. Njëri ndër ta është vetë kryetari i komunës, një kuadër si kukull prej dylli, i cili, me sa duket, viteve të fundit e ka pasur mision t’i rrjepë e vjedhë qytetarët e Prizrenit. Ramadan Muja, kryetari i Prizrenit, ishte i zgjedhuri i Thaçit. Një kryeministër që e ka shkatërruar dhe vjedhur një qytet me mekanizmat pothuaj mafiozë të partisë së tij nuk e kishte vendin në festival, as si vizitor madje. Në Prizren ishin tubuar artistë, regjisorë, producentë dhe aty po shfaqeshin filma e dokumentarë që demaskojnë të keqen, krimin, korrupsionin, mafien, padrejtësitë.A.XH
Posted on: Tue, 27 Aug 2013 15:10:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015