Në faqen zyrtare të Facebook-ut të skuderisë Red Bull është - TopicsExpress



          

Në faqen zyrtare të Facebook-ut të skuderisë Red Bull është shfaqur një sondazh ku i kërkohet tifozëve të zgjedhin pilotin e preferuar për të zëvendësuar Mark Webber, i cili do të largohet nga Formula 1 në fund të sezonit. Tre janë kandidatët e propozuar: Eric Vergne, Kimi Raikkonen dhe Daniel Ricciardo. Menjëherë një “lumë” votash ka ardhur për finlandezin e Lotus, kampion bote me Ferrarin në vitin 2007. Vetë Raikkonen është shprehur për këtë sondazh se nuk tregon asgjë. “Është bukur të ndjesh vlerëzimin e tifozëve kundërshtarë, por këto sondazhe nuk tregojnë asgjë. Ndoshta nesër ndryshojnë rezultatet e votimeve. Unë mendoj vetëm të bëj gara të mira deri në fund të sezonit e më pas të shohim se çfarë ndodh”, deklaroi finlandezi.
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 17:27:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015