Në fushën e ekonomisë dhe të politikës sociale konceptet e - TopicsExpress



          

Në fushën e ekonomisë dhe të politikës sociale konceptet e Demokristianeve dallojnë qartësisht nga konceptet e tjera, veçanërisht nga ato të socialistëve dhe të komunistëve, por edhe nga ato të socialdemokracisë. Në plan të parë në konceptin demokristian për drejtësinë nuk qëndron synimi për një rishpërndarje të pronës dhe të të ardhurave me qëllim mënjanimin e plotë të shpërndarjes së pabarabartë, por drejtësi në shpërndarje dhe balancë sociale pa barazimtari dhe para së gjithash duke krijuar shanse të barabarta. Sipas këtij konceptimi duhet që çdo njeriu t´i krijohet mundësia që të shpaloset në përputhje me dëshirat dhe aftësitë e tij. Për këtë Demokracia-Kristiane ofron kuadrin politiko-ligjor dhe konceptin për ekonominë sociale dhe ofron oferta në sektorin e arsimit dhe të formimit profesional si edhe në politikën familjare, të cilat mund të pranohen në përputhje me dëshirat dhe aftësitë individuale.
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 12:45:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015