Në jetën time shumë shpesh më ka rastisur që të lexoi, e të - TopicsExpress



          

Në jetën time shumë shpesh më ka rastisur që të lexoi, e të dëgjoi se sine shqiptarët merremi me të gjitha gjërat, prajeminjohës të, të gjitha lamive jetësore. Pra thuhej se dikush shkruan për histori e nuk është historian, dikush për gjuhë e nuk është gjuhëtarë, dikush për muzikë e nuk është muzikant e të tjera e të tjera. Thënë të drejtën edhe vetë e kisha atë mendim, duke menduar se për çdo lëmi ka njerëz të dedikuar dhe të profesionalizuar, që të shtjellojnë tema të tëra në lëmi të caktuara, pra të merret çdo njëri me zejen e vetë. Mirëpo pas ramjës së diktaturës në Shqipëri dhe pas jugosllavizmit komunistë, mendimet e mija kanë ndryshuar sidomos edhe sa i përket këtij rrafshi të të menduari dhe kritikuari, sepse u pa që intelektualët tanë kanë shkruar për titizmin ndërsa ata shqiptarë për enverizmin, këto pra vëreheshin nga pak ahere, ndërsa vërehen sot edhe nga aeroplani, pra edhe historitë fillonin me diktatorë. Nuk guxoi dhe nuk dua të ndalem shumë te këto dy pika, të cilat kanë një emërtues të përbashkët-marksizëm-leninizëm- stalinizem- titizëm– enverizëm. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 13:54:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015