Në kuadër të festës tradicionale të imigrantëve SHQIPTARËT - TopicsExpress



          

Në kuadër të festës tradicionale të imigrantëve SHQIPTARËT E ARGJENTINËS SHFAQIN PROGRAM ME VALLE KOMBËTARE Nga Enver Sulaj Të dielën e kaluar shqiptarët e Argjentinës në qytezën Berisso kishin festë të vërtetë. Ata, kanë shfaqur një koncert me valle shqiptare që është mirëpritur nga të pranishmit. Berisso është një qytet afër Buenos Airesit në të cilin në vitin 1910 arritën qindra shqiptarë, thotë Johanna Barra drejtuese e grupit të baletiti që sivjet ka debutuar për herë të parë në këtë festival tradicional, pjesë e të cilit shqiptarët janë prej vitesh. Ky është nje festival tradicional i imigrantëve të këtij rajoni të cilët përbëjnë numrin më të madh të banorëve, përfshirë edhe shqiptarët. Grupi i baletiti sivjet nën udhëheqjen e Julian Desimones dhe Johanna Barras ka arritu të vërë në skenë valle me motive nga viset e ndryshme etnike shqiptare. Grupi i baletiti “Bashkimi” përbëhet nga afwr 20 të rinj të moshës 14-25 vjeç, të cilët po bëjnë përpjekje për të mbajtur gjallë kulturën dhe traditën e të parëve të tyre.
Posted on: Tue, 01 Oct 2013 17:56:41 +0000

Trending Topics




Cuisinart Convection/Broiler Toaster Oven Total Touch Touchpad
This is great 3 min clip from brother Steve Lawson about the

Recently Viewed Topics




© 2015