Në kuadër të fushatës që ka nisur kryeministri Rama, për të - TopicsExpress



          

Në kuadër të fushatës që ka nisur kryeministri Rama, për të paguar borxhet e akumuluara gjatë 15 viteve të fundit, po i kërkojmë sot të llogarisë edhe borxhet e grumbulluara në Bashkinë e Tiranës të drejtuar prej tij. Janë afro 80 milionë dollarë borxh, trashëgimia që Edi Rama i la Bashkisë së Tiranës në 2011, prej të cilëve rreth 35 milionë dollarë punë të papaguara, 24 milionë dollarë borxhe për vendime gjyqësore të papaguara, 20 milionë dollarë shpronësime, ndërkohë që çdo ditë përballemi me shqetësimet e qytetarëve për pronat e rrëmbyera pa asnjë procedurë shpronësimi. I kërkojmë ministrit të Financave, që në portalin e hapur të pranojë edhe vetëdeklarimin për borxhet që Edi Rama akumuloi gjatë drejtimit të Bashkisë. Ditët e fundit e kemi dëgjuar vazhdimisht kryeministrin të flasë për lojërat e fatit, por zoti Rama duhet fillimisht ta niste aksionin kundër tyre me një ndjesë publike drejtuar qytetarëve të Tiranës, për mosvotimin në Këshillin Bashkiak, për vendosjen e taksës të përkohshme për lojrat e fatit e cila kishte si qëllim zhvendosjen e tyre. Qytetarët e Tiranës e mbajnë mend mirë, se përveç mosmiratimit të asaj nisme, këshilltarët e zotit Rama tentuan edhe ta prishnin atë mbledhje të Këshillit Bashkiak. Ky është një fakt që hedh hije të forta dyshimi, mbi seriozitetin e kësaj nisme e cila shpresojmë të mos përfundojnë në mbylljen e disa kazinove, për të fuqizuar disa të tjera, të miqve, partnerëve apo klientëve të pushtetit. 26 tetor 2013
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 10:23:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015