Në kulmin e debatit për largimet nga puna në administratën - TopicsExpress



          

Në kulmin e debatit për largimet nga puna në administratën shtetërore, qeveria e re ka programuar që të shtyjë hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Statusin e Nëpunësit Civil”, i edi-rama-autobuzi-rilindjecili shihet si mundësia e vetme për mbrojtjen e nëpunësve nga shkarkimet e padrejta. Megjithëse ende nuk është vendosur në mënyrë përfundimtare, burime nga mazhoranca kanë konfirmuar se një gjë e tillë po mendohet seriozisht. Sipas tyre bëhet fjalë që ligji i cili u miratua më datën 30 maj me konsensusin e të dyja palëve dhe që ishte një nga tri ligjet e integrimit, të mos hyjë në fuqi më 1 tetor, siç edhe përcaktohet në nenin 72 të këtij ligji, por në një kohë më të vonë. Burimet bëjnë të ditur se koha e shtyrjes do të jetë 6 muaj nga 1 tetori, çka do të thotë se ai do të hyjë në fuqi më 1 prill. Madje për këtë çështje mësohet se qeveritarët e rinj kanë ndërmarrë dhe hapa konkretë kur ditët e fundit kanë takuar përfaqësues të KSHC, DAP, si dhe ekspertë ndërkombëtarë me të cilët kanë diskutuar mbi mundësitë e shtyrjes së kohës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se për këtë gjë mazhoranca ka marrë pëlqimin edhe të përfaqësuesve të Bashkimit Europian. Gjithsesi, nëse mazhoranca e re do ta çojë deri në fund këtë nismë, do duhet që për ta miratuar atë të kërkojë konsensusin e mazhorancës, çka të cilin kjo e fundit u shpreh dje se nuk do ta jepte me argumentin se s’mund të preket ligji i miratuar me pëlqimin e të dyja palëve vetëm disa muaj më parë. Kjo pasi bëhet fjalë për një ligj që hyn tek ato nisma që për t’u miratuar apo amenduar kërkojnë shumicë të cilësuar votash prej 84 votash. Mazhoranca e re ka në parlament vetëm 83 vota dhe për këtë do duhet ose të kërkojë konsensusin e opozitës, ose të shpresojë te një votë nga opozita. Ndryshimi Shtyrja e kohës së hyrjes në fuqi të ligjit të ‘Nëpunësit Civil’ pritet të ndezë debate të shumta. Mazhoranca për të bërë të mundur shtyrjen duhet të sjellë projektligjin në Kuvend para datës 1 tetor, kur edhe ligji hyn në fuqi. Projektligji në fjalë duhet të kalojë së pari në qeveri dhe më pas të kalojë për procedurë miratimi në parlament, e cila nuk mund të jetë e përshpejtuar, pasi Kushtetuta e ndalon një gjë të tillë për ato nisma që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Nga ana tjetër, nuk bëhet i ditur qëllimi i ndërmarrjes së kësaj nisme, megjithëse justifikohet me reformat që duhet të ndërmarrë qeveria e re edhe në fushën e organizimit të administratës publike. Por shtyrja e këtij afati deri në prill krijon mundësinë për qeverinë e re që të vijojë e qetë “fshesën” e saj në administratën publike. Kjo pasi ligji i vjetër që është ende në fuqi nuk e mbron nëpunësin publik nga largimet, për shkak të ristrukturimit apo mbylljes së një institucioni apo vendi të caktuar pune. Në bazë të tij, çdo nëpunës, vendi i punës i të cilit është suprimuar për shkak të mbylljes së institucioneve të administratës publike, largohet nga shërbimi civil. Ndërkohë që për ata nëpunës, vendet e punës së të cilëve suprimohen për shkak të ristrukturimit në bazë të këtij ligji, shteti ka detyrimin që ata t’i punësojë në një vend pune tjetër ekuivalent apo më të ulët se ai që ka. Dhe në rast se kjo nuk është e mundur që të realizohet brenda 1 viti, atëherë ai e humbet të drejtën për të qenë pjesë e shërbimit civil. Ndërkohë që ligji i ri i miratuar me konsensus në maj dhe që duhet të hyjë në fuqi më 1 tetor, i trajton së bashku, si rastin e mbylljes, ashtu edhe atë të ristrukturimit të institucioneve, duke detyruar institucionin përkatës që t’i gjejë një vend pune ekuivalent me atë që ka në administratën publike çdo punonjësi që i është suprimuar vendi i punës, pa i lënë mundësi që ai të kalojë në listën e pritjes deri në një vit, siç përcakton ligji i vjetër.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 12:31:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015