Në ndërgjegjen e individit jetojnë dy njerëz. Njëri është - TopicsExpress



          

Në ndërgjegjen e individit jetojnë dy njerëz. Njëri është i dukshëm. Ai është dikushi por , në të vërtetë, është askushi, pasi është një njeri që nuk mendon, nuk vendos, por vepron sipas udhëzimeve të eprorëve, ndërsa tjetri është një individ i padukshëm që jeton brenda tij dhe e kundërshton, ia bren ndërgjegjen. Një dualizëm zhvillohet me vetveten. Kush nga të dy do jetë më i fortë? Kush do të fitojë? Askërkush nuk mund të jap përgjigje. Jetohet në një kohë të turbullt ku çdo gjë mund të ndodh. Ky është , individi që, megjithëse, në ndërgjegjen e tij mendon ndryshe, nuk gjen forca apo terren për t’i shprehur mendimet e tij. Lidhur me këtë, dëgjoni si është shprehur filozofi Izajah Berlin në librin “Idetë filozofike të shekullit të njëzetë”: “Dëshira ime si njeri është që jeta ime dhe vendimet e mia të varen vetëm nga unë. Dëshëroj të urdhërohem vetëm nga vullneti im dhe askujt tjetër. Dëshëroj të jem subjekt dhe jo objekt, të udhëhiqem nga arsyeja ime, nga synimet e mia të ndërgjegjshme. Dëshiroj të jem dikushi dhe jo askushi. Të jem veprues, të marrë vendime dhe jo të vendosin të tjerët për mua. Të drejtojë vetveten dhe jo të jem nën veprimin e fuqive të jashtme natyrore apo njerëzore, si të isha send apo kafshë, apo në gjendjen e skllavit që nuk është në gjendje të luajë rolin e tij si qenie njerëzore”. Për fat të keq, kjo sentencë, ende nuk vlen për vendin tonë. Përse?... Përgjigjen jepeni ju, të dashur lexues.
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 12:29:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015