Në një ekstrem ti ke indigjenët, shoqëritë fisnore që - TopicsExpress



          

Në një ekstrem ti ke indigjenët, shoqëritë fisnore që përpiqen të frenojnë garën drejt rrënimit. Në ekstremin tjetër, më të pasurit, shoqëritë më të fuqishme në historinë botërore, siç është SHBA dhe Kanadaja, që janë duke garuar me shpejtësi të plotë përpara për të shkatërruar mjedisin sa më shpejt të jetë e mundur. Ndryshe nga Ekuadori, dhe shoqërive indigjene rreth botës, ata duan të ekstraktojnë çdo pikë hidrokarburi nga toka me shpejtësinë më të madhe të mundshme. Partitë politike, Presidenti Obama, media, dhe shtypi ndërkombëtar, duket se janë duke pritur me padurim dhe entuziazëm të madh atë që ata quajnë “një shekull të energjisë së pavarur” për SHBA-në. Ajo që ata duan të thonë me këtë është: ne do të kemi një shekull në të cilin do të maksimizojmë përdorimin e energjive fosile dhe do të kontribuojmë te shkaterrimi i botës. Dhe kështu është pak-a-shumë gjithëandej.[3] Në fakt, Chomsky mundohet të argumentojë se të pasurit, pikërisht sepse kanë përqendruar pushtetin politik dhe ekonomik, kërcënojnë seriozisht jetën e planetit; dhe kjo, sepse ata nuk mund zhvillojnë asnjë virtyt me pasurinë që kanë vënë në kurriz të punëtorëve —sepse çdo virtyt nënkupton njëlloj veprimi, dhe çdo veprim, kur nuk ndikohet nga ndonjë instrument me vlerë shoqërore, siç është kapitali në modernitet, ai shfaqet i dëlirë. opolitike.org/editoriale/taksat-dhe-tezat-maksimaliste-loje-katastrofike-demagogesh/
Posted on: Fri, 07 Jun 2013 14:27:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015