Në një konferencë për shtyp me rastin e përfundimit të - TopicsExpress



          

Në një konferencë për shtyp me rastin e përfundimit të mandatit të saj në Shqipëri. Shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tirana, Kseniya Lvovsky ka deklaruar sot se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2013 ka qënë e dobët por më e mirë sesa vendet e tjera të rajonit. Lvovsky ka theksuar se partneriteti i Bankës Botërore dhe autoriteteve shqiptare ka qënë pozitiv duke pasur një sërë arritjesh. “Viti 2013 ka qënë një vit i vështirë si pasojë e ndikimit të krizës së zgjatur në Eurozonë . Shqipëria ka pasur probleme me huatë si dhe në sektorin privat. Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qënë e dobët por ka ecur më mirë sesa vendet e tjera fqinje. Partneriti ynë me Shqipërinë ka pasur një sërë arritjesh. Autoritetet shqiptare kanë miratuar një sërë aktesh që kanë ndikuar në sektorin financiar siç janë ndryshimet e bëra në kodin e procedurës civile dhe këto janë mjaft të rëndësishme. Investimet tona kanë përfshirë sektorë të ndryshëm, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Është rehabilituar portii Sarandës, janë rregulluar rrugët në shumë qytete, janë sistemuar një sërë kanalesh kulluese në zonat e përmbytjeve, është përmirësuar shërbimi i regjistrimit të tokës. Një program për të mbështetur punësimin e të rinjve në komunat e Tiranës dhe Durrësit është përmbushur në muajt e parë dhe Shqipëria ka përmbushur kushtet e transparencës së industrisë nxjerrëse me arritjet e saj të mëdha. Vitin e shkuar ne kemi realizuar dy projekte të rëndësishme prej 100 milionë USD. Gjatë vitit të shkuar fiskal ne kemi siguruar mbështetje analitike dhe teknike” tha Lvovsky. Më tej, ndërsa i cilësoi zgjedhjet e 23 qershorit si historike, shefja e Bankës Botërore listoi 3 fusha në të cilat duhet të punojë qeveria e re për të bërë të mundur një Shqipëri europiane. “E para do të jetë me rëndësi që të rritet besueshmëria tek institucionet publike, kjo përfshin transparencën, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor dhe zbatimin e shtetit ligjor në mënyrë të padiskriminuar. Ka shumë mundësi që Shqipëria të ketë një administratë profesionale dhe të depolitizuar. Mbajtja e personave profesionist do të jetë një test për qeverinë e re për të bërë të mundur integrimin në Bashkimin Europian. E dyta; Vazhdimi dhe përshpejtimi i reformave strukturore. Kjo është shumë e rëndësishme dhe bëhet e tillë në këtë kohë krize që ka përfshirë Europën. Do të jetë mirë të vijohet me përshpejtimin e reformave dhe të përshpejtohet zbatimi i tyre si për asistencën sociale, inspektimet, procedurat e kontabilitetit. Në disa fusha reformat duhet zgjeruar dhe një nga sektorët është sektori energjitik dhe ai i pushtetit vendor. E treta; Konsolidimi fiskal dhe pagesat e prapambetura. Është shumë e rëndësishme që të paguhen të gjitha faturat e sektorit privat dhe pavarërisht sesa ambicioze është qeveria nuk ka hapësira për investime të rëndësishme të reja. Pra duhet të ketë një program për të ndërtuar gradualisht hapësirën fiskale” tha shefja e BB. Gjithashtu Kseniya Lvovsky theksoi se ngritja e një këshilli fiskal dhe rifillimi i bashkëpunimit me FMN-në nga ana e qeverisë së re do ta ndihmojë Shqipërinë të rimarrë një zhvillim të qëndrueshëm. “Situata ekonomike është mjaft e vështirë për shkak të krizës botërore; ka disa vite që qeveria bën përshtatje të buxhetit afatmesëm dhe ky vit nuk ishte ndryshe nga vitet e tjera. Ka gjasa që edhe këtë vit të bëhen përshtatje. Ka rëndësi që qeveria të vendosë rregulla fiskale dhe të ngrejë këshillin fiskal” u shpreh ajo. Në përfundim të fjalimit të saj e pyetur nga gazetarët për borxhin publik, ekspertja e BB-së tha: “Nëse do vendoset të bëhen shkurtime drastike në shpenzime, çdo qeveri e re e ka të nevojshme të rritsë efektivitetin e menaxhimit të shpenzimeve publike, prandaj do të jetë shumë e rëndësishme të përqëndrohet në reforma strukturore që sigurojnë të ardhura afatmesme dhe përfitime afat mesme ndaj borxhi publik duhet kufizuar”.
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 12:14:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015