Në një moment krize të Realit të Madridit, me tifozët që - TopicsExpress



          

Në një moment krize të Realit të Madridit, me tifozët që kërkojnë llogari për humbjen në derbi pas 24 vitesh, Ancelotti përpiqet të qetësojë disi ujrat duke i propozuar, Iker Casillas sërish si titullar, dhe pse në fakt në javët e fundit pika më e fortë e Los Blancos, ka qënë pikërisht porta e mbrojtur nga Diego Lopez. Sipas asaj që mësohet nga kampi i nënkampionëve të Spanjës, Casillas do të jetë zgjedhja e parë e Ancelottit për ndeshjen e Champions League kundër Kopenhagenit. Portieri i kombëtares spanjolle, i cili u dëmtua në sfidën me Galatasaray, ishte në stolin e rezervave në derbin me Atleticon, por tashmë duket se është riaftësuar plotësisht dhe tekniku italian ka vendosur ta propozojë që nga minuta e parë. Kundër danezëve, Casillas do të luajë ndeshjen e tij të 131 në Champions duke barazuar Clarence Seedorf e duke pasur mbi vete, vetëm Xavin, Maldinin, Giggs dhe Raul Gonzalez, në kuotën e 144. Në Bernabeu, Casillas nuk luante prej plot 260 ditësh, më ekzaktësisht nga sfida me Valencian në Kupë, dhe në atë 90 minutësh mundi të ruajë portën e tij të paprekur, me Realin që fitoi 2-0. Për ndeshjen e Champions gjithashtu Ancelotti po mendon dhe uljen në stol të Pepes dhe zëvendësimin e tij me francezin Varane, që pëlqehet nga publiku dhe që ka mundur të riaftësohet nga dëmtimi i tij
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 10:48:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015