Në treg libra të piratuar Pirateria dhe ilegaliteti po e - TopicsExpress



          

Në treg libra të piratuar Pirateria dhe ilegaliteti po e vrasin librin në Shqipëri.” Motoja e panairit të këtij viti ka qenë dhe temë e një konference gjatë ditës së djeshme, ku merrte pjesë përveç botuesve dhe përfaqësuesve të ZSHDA-së edheKryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Në fjalën e hapjes, kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, ngriti edhe një herë shqetësimin, gjithnjë e më të dukshëm të botuesve për fenomenin e piraterisë së librit në Shqipëri. “Pashë një vëllim të botuar së fundmi, ‘Shenjat e pikësimit në gjuhën shqipe’”, tha ndër të tjera ai. “Dikush nga ne mund të mendojë se sa mirë që drejtshkrimi i gjuhës shqipe qenka i botuar. Padyshim, është shumë mirë, por atë e ka të drejtë ta botojë vetëm autoriteti që e ka përgatitur, pra Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë. Nuk mund ta botojë asnjë shtëpi botuese pa të drejtë. Po kështu, edhe ‘Shenjat e pikësimit’, duhet t’i botojë vetëm Instituti i Gjuhësisë apo një botues i autorizuar prej tij. E solla këtë shembull, sepse pashë një akt shumë pozitiv në stendën e librarisë ‘Albania’. Kutinë me vëllimin ‘Drejtshkrimi i gjuhës shqipe’ e kishin vënë mënjanë me shënimin: ‘nuk duhet të shitet, është i piratuar’. Sepse, për fat të keq, në libraritë tona ekspozohen libra të piratuar, që nga këta tituj që përmenda e deri tek autorë shumë të njohur, të cilët janë bërë publikë, por që përsëri janë nëpër librari. Pavarësisht se u fol e u shkrua, nga ‘Meinf Kamf’ i Hitlerit e deri tek ‘Arqipelagu Gulag’, shumë e shumë libra të tjerë të autorëve të njohur vazhdojnë të shiten. Libraritë në asnjë mënyrë nuk mund të punojnë më në këto forma. Të gjitha bashkë duhet të bashkëpunojmë, botuesit me botuesit, botuesit me distributorët, botuesit me librarët. Në qoftë se ne do të jemi të gjithë në një front të përbashkët, atëherë do ta arrijmë këtë qëllim”. Në emër të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Ymeri ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve, botuesve e institucioneve shtetërore për t’u përballur siç duhet me këtë problem. Prej vitesh e angazhuar në këtë fushë, një panoramë të plotë mbi piraterinë në Shqipëri ka bërë edhe specialistja e së drejtës së autorit, në ZSHDA, Mirlinda Çollaku. Ajo e ka ndarë situatën e së drejtës së autorit në Shqipëri në dy etapa: 1992-2005 – krijimi i një tregu informal, sipas mundësisë; 2005-2013 – standardizimi i tregut të librit, standardizim, i cili për fat të keq nuk ka ndodhur plotësisht. “Si në shumë fusha dhe veprimtari që zhvillohen në Shqipëri, edhe në fushën e së drejtës së autorit fajin nuk e ka mungesa e ligjit, por moszbatimi i tij”, tha ajo. Si shkeljet më të shpeshta me të cilët janë ndeshur Çollaku ka veçuar disa. E para, rastet kur autorët ndryshojnë, gjatë kohës së kontratës, shtëpi botuese, duke prodhuar një situatë, ku dy shtëpi botuese hedhin të njëjtën vepër në qarkullim, pa dakordësinë e palëve në kontratë ose pa u zgjidhur kontrata, sipas ligjit. Rast tjetër i ndeshur shpesh, sipas Çollakut, është kur një shtëpi botuese, e cila, pasi analizon dhe bindet për zhanrin artistik, i cili prodhon të ardhura një shtëpie tjetër botuese, futet në treg, pa marrë asnjë autorizim nga autori, kryesisht i huaj, duke qenë të bindur në mosfunksionimin e shtetit. “Në të tilla raste, mundësia e marrjes së barcode, ISBN, regjistrim kontrate etj., nuk ekzistojnë”, tha ajo. “Pa përmendur asnjë emër, por kemi dëgjuar dhe publikisht të shprehen shtëpi botuese, që kanë botuar vepra ‘dhe nuk e kanë ditur se kush është mbajtësi i të drejtës së autorit’”. Çfarë do të thotë botim “pa autorizim nga autori”. Për situatën e piraterisë ndër botime ka folur në konferencë edhe shefja e Zyrës së të Drejtës së Autorit në Kosovë, Zjarrta Osmani. “Ndikimi i piraterisë shihet gjithandej, si në industrinë e muzikës, të filmit, në hapësirën ekonomike ashtu edhe te libri. Çështja e luftimit të piraterisë është një sfidë botërore dhe jo vetëm e jona”, tha ajo, duke shtuar se ndërkohë në Kosovë ka nisur puna dhe janë bllokuar dhjetëra tituj të piratuar e po punohet fort që situata të vihen në kontroll e të mundësohet zbatimi i ligjit. “Të gjithë e dimë se deri dje, ne shqiptarët lexonim më shumë dhe sot lexojmë më pak. Ju si botues e dini më mirë pse ndodh kështu. Ju e dini edhe më mirë se çfarë duhet bërë ndryshe, çfarë duhet bërë më mirë dhe cili duhet të jetë roli i shtetit për t’ju mbështetur në këtë drejtim”, tha Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Sipas tij, libri meriton një trajtim ndryshe njësoj si edhe njerëzit e librit, sepse te shumica e tyre, biznesi është pasojë dhe pasioni është shkaku për t’u marrë me këtë lloj biznesi. “Besoj se dhe shteti dhe institucionet përgjegjëse që merren me këtë çështje do ta trajtojnë librin më me shumë pasion dhe vizionin e duhur për të nesërmen. Jemi të ndërgjegjshëm se edhe në këtë mall të shenjtë siç është libri, ka shpërdorime abuzime dhe vjedhje. Pirateria dhe informaliteti që janë edhe në qendër të këtij debati, janë në treg të pranishme dhe dëmtojnë si cilësinë e librit që botohet ashtu edhe zhvillimin normal të tij”, tha Meta. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila sot do të referojë një tryezë me pjesëmarrje të gjerë me temën e përkthimit, tha se 20 vitet e fundit në Shqipëri ka ndodhur një revolucion i vërtetë në fushën e librit në përgjithësi dhe atij artistik në veçanti. “Mijëra e mijëra tituj që janë botuar e botohen e bëjnë këtë dukuri kulturore unike në Europë, pasi askund tjetër nuk vërshuan botimet me këtë etje si në Shqipëri, sepse askush tjetër nuk u privua më rëndë nga libri sesa lexuesi shqiptar”, tha Kumbaro. Në konferencë diskutuan edhe botues nga Shqipëria dhe Kosova, pjesëmarrës në Panairin e Librit, por edhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 19:21:02 +0000

Trending Topics



" style="min-height:30px;">
Freebies pa lng rak na... with Gm freebies pa Woe Video:
In a hundred years, historians may look back on our present
youtube/watch?v=K7aDTs15bvc&feature=youtu.be tartsatok velünk!
It is the tenth day of april, 2063, some minutes past 9pm, and in
Coverking Front and Rear Custom Fit Floor Mat Set for Select
Congratulations to the many authors of this recent publication in

Recently Viewed Topics




© 2015