Në vendin ku ngrihet sot kalaja e Skraparit lumi Osum ngushtohet - TopicsExpress



          

Në vendin ku ngrihet sot kalaja e Skraparit lumi Osum ngushtohet midis shkembinjve gëlqeror dhe krijon një pozicion mjaft të favorshëm për mbrojtje dhe kontrollin e rrugëve që lidhin nëpërmjet luginës së Osumit zonat lindore drejt Korçës. Përveç kësaj në këtë pikë degëzohen edhe kalimet për në Tomoricë dhe Përmet. Kodra e kalasë ka formën e një koni me majë të prerë dhe zbret në një reliev të pjerrët drejt lumit në anën veriore, pjerrësi që e ruan edhe në anën lindore, kurse në anët e tjera reliavi vjen edhe zbutet. Një mur rrethues në planimetri eliptike formon një fortifikim mesjetar në lartësitë e kodrës. Muri rrethues paraqitet më mirë i konservuar në pjesën veriore, ku fortifikimi formon një rrethim të dytë (Çitadelë) dhe paraqitet me mure që shkojnë deri në 3m lartësi dhe 1.5-2 m gjerësi në disa vende. Në këtë pjesë vërehet re prezenca e një kulle dhe një muri kontrafortë të cilët kishin një lloj pjerësie nga brenda për ta bërë më rezistent nga goditjet e jashtëme. Gjithashtu po në pjesën veriore gjendet një sterë katërkëndëshe 5 x 5.7 m e suvatuar me llaç shamot(hidroizolues). Në pjesët e tjera të fortifikimit muri rrethues mungon, vetëm mund të dallohen paksa gjurmët e tij. Nga teknika e punimit të mureve dhe burimet historike fortifikimi i Skraparit i përket periudhës mesjetare si faze të parë. Kronikat historike gjatë kryegritjes arbërore të vitit 1335 përmendin marrjen e kalasë së Skraparit dhe të Tomoricës nga ana e kryengritësve. Gjithashtu në udhëtimin e tij në Shqipërinë Jugore, Evlija Celebiu e përmend prezencën e saj në shek XVII.
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 18:07:31 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015