Nëna e Shpëtimit: Kjo luftë, për të ruajtur Fjalën e Zotit, - TopicsExpress



          

Nëna e Shpëtimit: Kjo luftë, për të ruajtur Fjalën e Zotit, do të thotë që atyre priftërinjve, që do të mbeten besnikë ndaj Tij, do t’ju duhet të kërkojnë strehim E Hënë, 5 Gusht 2013 Fëmijët e mi të dashur, kjo do të jetë një periudhë e sprovave të mëdha në besimin tuaj. Kisha Katolike do të jetë Kisha në të cilën përçarja e madhe do të filloj. Do të jetë në këtë Kishë që priftërinjtë e Birit Tim do të vuajnë më shumë, gjatë braktisjes së madhe, e cila do ta duroj atë nga brënda shumë shpejt. Ata priftërinj besnikë të Birit tim, që do të ndahen më dysh nga pavendosmëria, ju duhet të jeni të vetëdijshëm mbi domosdoshmërinë për të qëndruar të bashkuar me Krishtin e Mëshirshëm. Ju kurrë nuk duhet të tundoheni për ta braktisur Kishën e Tij, duke pranuar falcitetet nga ata mes jush që kanë rënë në gabim të rëndë. Ju duhet ta nderoni Birin tim me çdo kusht dhe e udhëhiqni popullin e Tij në udhën e shenjtërisë, pavarësisht se sa e vështirë do të jetë kjo për ju. Ata prej jush që do të vazhdojnë të kryejnë Meshën tradicionale do të vuajnë deri sa të bien dakord ta braktisin atë plotësisht. Shumë mes urdhërit tuaj fetar do t’ju tradhëtojnë pas shpine tek armiku. Ashtu si Biri im para jush, ju do të çoheni para atyre që ju i quani kolegë dhe do të akuzoheni për herezi, që insistoni të vazhdoni të tregoni respekt për Sakrificën më të Shenjtë të Meshës. Fjalët e reja, që do të çojnë në shkatërrimin më të turpshëm të Trupit të Birit tim, do të imponohen me forcë mbi ata shërbëtorë të shenjtë që guxojnë t’i kundërshtojnë. Do të jetë brënda Kishës Katolike që vëllai do të luftoj vëllanë, motra kundër motrës, babai kundër birit, fëmijët kundër prindit, deri sa të jenë dy krahë. Kjo luftë, për të ruajtur Fjalën e Zotit, do të thotë se ata priftërinj, që do të mbeten besnikë ndaj Atij, do t’ju duhet të kërkojnë strehim. Për ta bërë këtë ju duhe të filloni të pregatiteni dhe të gjeni vënde te tilla ku të jeni në gjëndje të ofroni Meshën e Shenjtë dhe të jepni Sakramentet tek fëmijët e Zotit. Unë, Nëna e Shpëtimit, do ti mbroj streha të tilla dhe duke vendosur Vulën e Zotit të Gjalllë, e dhënë botës nga Ati Im, në muret e brëndshme, ata do të mbeten të padukshëm ndaj armiqve të Zotit. Mos u frikësoni nga këto gjëra, sepse nëse ju pregatiteni mirë, ju do t’i çoni fëmijët e Zotit drejt shpëtimit. Nëse nuk i kushtoni vëmëndje këtij paralajmërimi, ju do të mbërtheheni nga armiqtë e Birit tim në mëndje, trup dhe shpirt dhe shpëtimi nuk do të jetë i juaji. Ata që kryejnë vullnetin e profetit të rremë do të kenë nevojë për shumë lutje, sepse disa prej tyre janë të verbër ndaj të Vërtetës. Të tjerët, që do ta njohin të Vërtetën, por që do të mbajnë anën e atyre që do ta mohojnë vdekjen e Birit tim në Kryq, janë për tu patur frikë. Ata do të shkaktojnë dëm të tmerrshëm mbi ndjekësit e pafajshëm të Krishtit. Duke qëndruar besnikë ndaj të Vërtetës, ju do ta udhëhiqni Ushtrinë e Mbetur të Birit tim, që ajo të bëhet një forcë e pamposhtur, kundër të ligut dhe atyre që ai drejton në luftën e tij kundër shërbëtorëve të vërtetë të Birit tim në Tokë. Kur të vij koha, ju duhet të refuzoni të pranoni udhëzim nga ata që do ta shkatërrojnë Fjalën e Zotit dhe me anë të gënjeshtrave të tyre dhe doktrinave të reja të turpshme, do të çojnë shumë në udhë të gabuar. Ata që pranojnë ndonjë shtrëmbërim të Meshës apo të Sakramenteve të Shenjta, do të përgjigjen tek Biri im. Sepse ju, padashur, do të ktheheni në shërbëtorë të të ligut dhe shumë shpirtra do të humbasin, për arsyen se ata do të tërhiqen drejt ritualeve, të cilat do t’i bëjnë nderime Satanit. Këto rituale do të nderojnë profetin e rremë dhe antikrishtin, që janë armiqtë e Zotit. Lutuni, lutuni, lutuni që e Vërteta të shikohet dhe që gënjeshtrat të ekspozohen për çfarë janë – një fyerje ndaj Kryqëzimit të dhimbshëm të Birit tim. Nëna juaj e dashur Nëna e Shpëtimit
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 21:06:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015