Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) dhe ish - TopicsExpress



          

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) dhe ish ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Slobodan Samarxhic, ka thënë se bisedimet me Kosovën, për të cilat kryeministri Ivica Dacic “kërcënon” se do t’i ndërpres, në të vërtetë veç kanë përfunduar, sepse, sipas tij, “Serbia ka dhënë gjithçka që ka pasur për të dhënë”. “Meqë Dacic ka kontribuuar që Kosova të bëhet shtet i pavarur dhe provoi që serbët t’i shtyjë me dhunë në atë shtet të pavarur, pse tash habitet kur pushteti i shtetit që ai e ka njohur nuk i lejon të bëjë fushatë në zgjedhjet që i organizon ai shtet”, ka thënë Samarxhic, transmeton Beta. Ai ka thënë se Dacic me marrëveshjet, që i ka pranuar baskë me presidentin serb Tomislav Nikolic dhe zv.kryeministrin Aleksandar Vucic, e kanë sjell veten në pozitë që “në Kosovë të shkohet, sikurse p.sh, në Hungari”. “Serbia ka dhënë gjithçka që ka pasur të japë dhe tash i ka mbetur vetëm edhe të nënshkruaj marrëveshjen obliguese me Prishtinën nga pika 7 e kërkesës së Gjermanisë, e këtë Dacic e di shumë mirë”, tha Samarxhic. /Telegrafi/
Posted on: Wed, 02 Oct 2013 22:06:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015