Nëse dikush e sheh i vetëm hënën e Ramazanit dhe i refuzohet - TopicsExpress



          

Nëse dikush e sheh i vetëm hënën e Ramazanit dhe i refuzohet dëshmia, duhet të agjërojë, por nëse sheh hënën e Sheualit i vetëm dhe i refuzohet dëshmia, prapë duhet të agjërojë! Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit. Kjo çështje mund të parafytyrohet nëse një njeri gjendet i vetëm në një vend dhe sheh hënën e Ramazanit, dhe kur shkon ke kadiu për ta lajmëruar ai nuk ia pranon lajmin për ndonjë shkak (të arsyeshëm për kadiun), ky njeri në këtë situatë obligohet të agjërojë sepse Allahut thotë: "Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!" El-Bekare, 185. Po ashtu Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Agjëroni kur ta shikoni atë (hënën) dhe mbarojeni agjërimin kur ta shikoni përsëri atë". Buhari. Në këtë rast ky njeri e ka parë hënën ndaj duhet ta fillojë agjërimin. Por nëse sheh hënën e Sheualit i vetëm dhe i refuzohet dëshmia, prapë duhet të agjërojë. Autori ka bërë dallim mes atij që shikon hënën për hyrjen e Ramazanit dhe atij që shikon hënën për përfundimin e tij, ai duhet të fillojë Ramazanin nëse shikon hënën edhe nëse veçohet nga turma, dhe duhet të agjërojë prapë nëse sheh hënën e Sheualit i vetëm, kjo për fakti se përfundimi i Ramazanit ka nevojë për dëshminë e dy vetëve dhe në këtë rast nuk ka dëshmitar tjetër veç tij, ndaj dhe sipas Sheriatit muaji nuk ka përfunduar ende, prandaj ai duhet të agjërojë edhe pse e ka parë hënën e Sheualit. Shejh Islam Ibn Tejmije ka zgjedhur mendimin se ai duhet të ndjekë njerëzit në fillimin dhe përfundimin e agjërimit. Ndërsa ajo që më duket më e mirë mua është mendimi i Autorit (ky është mendimi i shejhut) në mënyrë që njeriu të jetë sa më i sigurt. Kitab Es-Sijam (Kapitulli i Agjërimit) “Sherh Mumti’i ala Zad el-Mustekni’I” Muhamed ibn Salih el Uthejmin Përktheu: Bledar Haxhiu ibnuthejmin
Posted on: Mon, 17 Jun 2013 14:27:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015