Nëse nuk dalin, e bajshin me shnet Zgjedhjet e përsëritura - TopicsExpress



          

Nëse nuk dalin, e bajshin me shnet Zgjedhjet e përsëritura në tri vendvotime, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, nga KQZ janë caktuar të mbahen më 17 nëntor. Postuar me | 07.11.2013 Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq u ka bërë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhjet e përsëritura në tri vendvotime, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, të cilat nga KQZ janë caktuar të mbahen më 17 nëntor, duke pohuar se çështja e daljes në zgjedhje ka të bëjë me mbijetesën e tyre në atë pjesë. “Do ta keni ashtu siç do të vendosni. Nëse serbët nuk dalin në zgjedhje, kryetarin do ta kenë shqiptar. Atëherë e bajshin me shnet”, ka thënë Daçiq duke shtuar se në një situatë të tillë, serbët nuk do të munden më që ta fajësojnë Beogradin. “Kush nuk e do këtë rrezikojmë të humbim gjithçka. Serbia më shumë se kaq nuk mund të mbrojë. Prandaj, për këtë i ftojmë serbët që të dalin në zgjedhje, jo për ne në Qeveri, por për të ardhmen dhe mbijetesën e tyre”, ka thënë Daçiq pas një konference “Liria e Hulumtimit dhe Demokracisë në Epokën Digjitale – Mundësia, e Drejta dhe Përgjegjësia”. (boss) Burimi: botasot.info/zgjedhjet-2013/250411/quot-nese-nuk-dalin-e-bajshin-me-shnet-quot/
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 20:23:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015