O besimdrejtë! O njerëz! Frikësohuni Ditës, e cila vërtet do - TopicsExpress



          

O besimdrejtë! O njerëz! Frikësohuni Ditës, e cila vërtet do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para All-llahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem, (ditën) në të cilën ju pret drejtësia absolute! Kur të obligoheni se do ta paguani borxhin, pagojeni me kohë, dhe kur ta bëni marrëveshjen bëjeni atë me shkrim, saktë dhe besnikërisht theksojeni afatin e pagesës... O ju që do të vdisni! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e materies dhe asaj që është shpirtërore, i Cili krijoi mashkullin dhe femrën, prej të cilëve u zhvillua e tërë gjinia njerëzore! Frikësohuni All-llahut, nën ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi udhëzuar! Ne jemi të vdekshëm dhe çdo moment jemi sa më afër vdekjes dhe takimit me Të, me All-llahun e Amshueshëm, Gjykatësin e Drejtë. (Shkëputur nga Hytbeja Lamtumirëse e Muhammedit Alejhi Selam)
Posted on: Fri, 29 Nov 2013 15:48:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015