O muslimanë, Allahu ka garantuar ruajtjen dhe ngritjen e kësaj - TopicsExpress



          

O muslimanë, Allahu ka garantuar ruajtjen dhe ngritjen e kësaj feje, e për ta përmbushur këtë premtim nuk i nevojitet ndihma e votimeve tuaja, nuk i nevojitet përzierja e juaj me ligjet e demokracisë, ngase Ai është i panevojshëm për asgjë, Ai është i Gjithfuqishmi edhe pa ne, e vetmja gjë që të ka kërkuar Allahu është që të kapesh për Kuran dhe Sunnet e asgjë tjetër, e ngritjen e islamit Ai e bën kur të dojë dhe si të dojë, e nuk e ka kushtëzuar se ngritjen e islamit do e bën me përzierje tuaja në ligjet e demokracisë. Sikur të ishte kusht për ngritjen e islamit përzierjet tuaja me ligjet e kufrit atëherë i pari që do e bënte këtë do ishte Pejgamberi salAllahu alejhi we selem, duke marrë parasysh gjendjen e mjerueshme që e kishin muslimanët në atë kohë, por nuk është përzier as në ligjet e mushrikëve e as që i votoi ata. Qe 14 shekuj e deri më tani muslimanët kanë kaluar nëpër shumë periudha ku në mesin e tyre kishte qafira me ligjet e tyre të kufrit, e muslimanët as edhe njëherë nuk janë përzier me ta për ta ngritur islamin apo për të përmisuar jetesën e tyre duke kërkuar dobi prej ligjeve të kufrit, dhe ne kështu i kemi për shëmbëlltyrë ata se duhet të kapemi vetëm për Kuran dhe Sunnet e të largohemi nga ligjet tjera të kufrit në mënyrë që të ngritet ky Islam. Dikush thotë: Po a ta lëmë Kosovën në duart e pabesimtarëve? Ne i përgjigjemi me fjalët e njejta të sipërme por edhe i themi se Pejgamberi salAllahu alejhi we selem e la Mekkën e shenjtë në duart e qafirëve kur është shprëngulur për në Medine e nuk është përzier me ligjet e tyre e as që i votoi ata edhe pse ishin në gjendje më të keqe se ne. Pra kapuni për Kuran dhe Sunnet e suksesin Allahu na e sjellë nëpër rrugë legjitime. [Abdurrahman Abdullahu]
Posted on: Sun, 03 Nov 2013 13:21:54 +0000

Trending Topics



shake. Take the guesswork out of eating right with synergy
payday loans laws payday.loans.laws.fasttloan2.appspot meaning of
Im not one for gloating or showing off but when praise is due. So

Recently Viewed Topics




© 2015